Page 155 - Demo
P. 155


                                    149TEMA PËR PROJEKTPnaftëbrutotemperaturë e lartë(mbi 400°C)masë e lëngshme,e trashëe ngurtëtemperatura(25°C)p Sipërfaqja e kësaj rruge po shtrohet me bitum të përzier me zhavorr të imët.Emri i fraksionit Numri i atomeve të karbonitPërdorimi i fraksionitGaz rafinerie C1 deri C4 gaz i lëngshëm për gatim dhe për ngrohjeBenzinë (gazolina)C5 deri C6 lëndë djegëse për makina dhe lëndë e parë për përftimin e lëndëve plastikeBenzinë e rëndë C6 deri C10 lëndë e parë për shumë plastika, si dhe karburant për makinaVajgur C10 deri C15 lëndë djegëse për avionë, soba dhe llambaNaftë e rëndë dhe gaz për djegie (gazoil)C15 deri C20 lëndë djegëse për motorë me naftëKarburant dhe parafinëC20 deri C30 lëndë djegëse për centrale elektrike, anije dhe sisteme ngrohjeje në banesa, ndërsa parafina përdoret për qirinjVajra lubrifikues C30 deri C50 vaj për motorë makinash dhe makineri; dyllë dhe shkëlqyes sipërfaqeshBitum C50 e lart për shtrimin e rrugëve dhe izolimin e tarracave të banesaveRriten pikat e vlimit dhe viskoziteti.Sa më të mëdha të jenë përmasat e molekulave, aq më viskoze bëhen fraksionet: nga gaz në majë të kullës deri në lëndë të ngurtë në fund të saj. Edhe aftësia e fraksioneve për t’u djegur zvogëlohet kur zbresim nga lart-poshtë në kullën e distilimit. Për këtë arsye, dy fraksionet e fundit në tabelë nuk përdoren si lëndë djegëse.Rezultatet që dalin nga sjellja e mostrave të katër fraksioneveAnaliza e rezultateve të tabelës tregon se, sa më e madhe të jetë përmasa e molekulës së një hidrokarburi:– aq më e lartë do të jetë pika e vlimit të tij; – aq më pak i avullueshëm do të jetë; – aq më pak i rrjedhshëm do të jetë (ose aq më shumë viskoz do të jetë);– aq më të vështirë do ta ketë të digjet.Bazuar në sjelljet e mostrave të fraksioneve mund të përcaktohet edhe përdorimi për secilin prej tyre.Në rafinerinë e naftësNë impiantin e rafinerisë së naftës, distilimi i thyesuar realizohet në një kullë që mbahet shumë e nxehtë te baza (në fund) dhe vjen duke u ftohur deri në majë. Shohim figurën e mëposhtme. Nafta pompohet në bazën e kullës së distilimit. Kur përbërësit e naftës fillojnë të vlojnë, ata që kanë molekula me përmasa të vogla avullojnë të parët dhe ngjiten drejt majës së kullës. Të tjerët vazhdojnë të ngjiten në pjesë të ndryshme të kolonës, sipas pikës së vlimit, dhe më pas kondensohen. Në tabelë tregohen fraksionet e nxjerra nga distilimi i naftës.1. Cilat janë dy proceset e kundërta që ndodhin gjatë distilimit të thyesuar?2. Grupi i përbërjeve që nxirren gjatë një intervali të caktuar temperature quhet ………. .3. Shpjegoni çfarë kuptoni me termat: a) fluror; b) viskoz.4. Renditni katër sjellje (cilësi), të cilat bëjnë që fraksionet të dallohen nga njëri-tjetri.5. Gjeni emrin e fraksionit të naftës që ka këtë cilësi:a) përdoret si lëndë djegëse; b) ka molekulat më të vogla; c) është më viskozi;d) ka molekula me 20 deri në 30 atome karboni.
                                
   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159