Page 156 - Demo
P. 156
1503TEMA PËR PROJEKTKrekingu i hidrokarburevePas distilimit të thyesuarNafta ndahet në fraksione, por të gjitha fraksionet kanë nevojë për trajtim të mëtejshëm para se të përdoren, sepse: 1. Ato përmbajnë papastërti, kryesisht përbërje të squfurit. Nëse lëndët djegëse do të përmbanin squfur, gjatë djegies do të formohej një gaz i dëmshëm, që quhet dioksid squfuri.2. Disa fraksione duhet të ndahen më tej në përbërje të veçanta ose në grupe me më pak përbërje. Për shembull, fraksioni i gazit ndahet në metan, etan, propan dhe butan. (Butani futet në bombolat e gazit, të cilat tregtohen.)3. Një pjesë e përbërjeve të një fraksioni mund t’i nënshtrohet procesit të krekingut. Copëzimi tregon se një molekulë e madhe ndahet në molekula më të vogla. D.m.th. skeleti karbonik i molekulës së madhe copëzohet në dy ose më shumë skelete karbonike më të vogla.Krekingu i skeletit karbonik të molekulës së një hidrokarburi (në laborator)Për kryerjen e këtij eksperimenti përdoret një hidrokarbur i lëngët, i nxjerrë nga nafta. Produkti është gaz, i mbledhur mbi ujë në provëzën e kthyer përmbys:p Squfur i përftuar nga përbërjet e squfurit të gazit natyror.Reaktanti Produktet Pamja lëng i trashë, pa ngjyrë gaze pa ngjyrëEra Nuk ka erë. erë shpueseAftësia për t’u djegur Digjet me vështirësi. Digjen menjëherë.Aktiviteti kimik i dobët Janë më aktivë.Në këtë rast, produkti është i ndryshëm nga reaktanti. Nën veprimin e nxehtësisë dhe të katalizatorit, molekula e hidrokarburit (reaktantit) copëzohet në molekula më të vogla. Ky proces quhet kreking ose copëzim termik. Kujtojmë që: Reaktanti kishte pikë vlimi të lartë dhe nuk ishte i djegshëm. Molekulat e tij kishin përmasa të mëdha, sepse përbëheshin nga një varg i gjatë atomesh karboni. Produktet kanë pikë vlimi të ulët dhe janë të avullueshme. Molekulat e tyre kanë përmasa të vogla, sepse përbëhen nga një varg i shkurtër atomesh karboni. Produktet duhet të jenë përsëri hidrokarbure, duke qenë se në reaksion nuk u shtua asgjë e re.Molekulat e hidrokarburit fillestar u copëzuan. Duke qenë se produktet janë më aktive, ato mund të jenë më të përdorshme si substanca kimike.p Një pjesë e fraksionit të benzinës së rëndë transportohet në fabrikën e krekingut.Në momentin kur largojmë ngrohjen, tubi i përkulur duhet hequr nga uji, përndryshe uji do të kthehet mbrapsht dhe do të hyjë në provëzën e nxehtë. Pas eksperimentit krahasojmë reaktantët dhe produktin.katalizator oksid alumini3–4 cm leshminerali të ngjyernë vaj hidrokarburiujënxehtësi

