Page 157 - Demo
P. 157


                                    151TEMA PËR PROJEKTPHCCCCCCCCCCHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHCCCCCH + +H HHH HH HHH HC CH HH HCCCHH H HH Hdekan, C10H22nga fraksioni i naftës540°C, katalizatorpentan, C5H12për karburantepropen, C3H6eten, C2H4H CHHC HHHCHHCHH+ H2katalizator>800 °Cetan eten hidrogjenp Karrige plastike e prodhuar me produktet e krekingut.p Dekani ndodhet në përbërje të diluentit, tretës që përdoret për të holluar bojërat e vajit dhe për të pastruar furçat e bojës.Procesi i krekingutNë impiantin e rafinerisë, procesi i krekingut realizohet si më poshtë: Fillimisht, hidrokarburi me varg të gjatë atomesh karboni nxehet që të avullojë. Avujt kalojnë nëpër një katalizator të nxehtë. Në prani të katalizatorit dhe të nxehtësisë ndodh copëzimi i vargut të gjatë në vargje më të shkurtra (që përmbajnë më pak atome karboni).Përse është i rëndësishëm krekingu i hidrokarbureve? Procesi i krekingut na ndihmon ta përdorim sa më mirë naftën. Nëse në kullën e distilimit përftohet më shumë fraksion nafte sesa fraksion benzine, mund të copëzojmë hidrokarburet me varg të gjatë të naftës në hidrokarbure me varg më të shkurtër për të përftuar benzinë. Nga krekingu prodhohen gjithmonë hidrokarbure me varg të shkurtër dhe me një lidhje dyfishe karbon-karbon. Për shkak të lidhjes dyfishe, këto përbërje janë më aktive se përbërjet që nuk e kanë atë. Përbërjet me lidhje dyfishe mund të përdoren për të prodhuar plastika dhe substanca të tjera. 1. Krekingu i fraksioneve të naftës- Shpesh, përbërjet që ndodhen në fraksionet e naftës, duhet t’i nënshtrohen procesit të krekingut, që produktet e përftuara të përdoren si lëndë e parë për prodhimin e mjaft përbërjeve kimike të nevojshme. Më poshtë po japim një shembull reaksioni krekingu: Në këtë mënyrë, dekani shpërbëhet në tri lloje molekulash më të vogla. Molekulat e propenit dhe të etenit kanë nga një lidhje dyfishe karbon-karbon. Këto dy përbërje bëjnë pjesë në grupin e alkeneve dhe janë mjaft aktive.2. Dehidrogjenimi i etanit Molekulat e etanit janë shumë të vogla, megjithatë, prej tyre mund të shkëputen molekula më të vogla. Ato mund të ndahen duke dhënë eten dhe hidrogjen. Ky reaksion quhet ndryshe reaksion eliminimi:Hidrogjeni i përftuar përdoret për prodhimin e amoniakut.1. Çfarë ndodh gjatë krekingut të hidrokarbureve?2. Krekingu është procesi i copëzimit termik të vargut të hidrokarbureve. Shpjegoni përse.3. Përshkruani kushtet që nevojiten për të copëzuar një hidrokarbur në rafinerinë e naftës.4. Si janë molekulat e përbërjeve që përftohen nga një reaksion krekingu?5. Shpjegoni përse procesi i krekingut është shumë i rëndësishëm.6. a) Një hidrokarbur me varg të drejtë e ka formulën C5H12. Shkruani formulën strukturore të molekulës të tij.b) Çfarë mund të ndodhë nëse kjo përbërje i nënshtrohet krekingut? Shkruani reaksionet e mundshme.
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161