Page 158 - Demo
P. 158


                                    1524TEMA PËR PROJEKTUji në natyrë.Rëndësia e tij për jetënUji në natyrëa) Uji është përbërja kimike më e bollshme në sipërfaqen e Tokës Mbi sipërfaqen e planetit tonë, 97% e sasisë së ujit gjendet në dete e oqeane, 2% ndodhet në formën e akujve (veçanërisht në pole) dhe 1% ndodhet si ujë sipërfaqësor dhe nëntokësor, duke përfshirë këtu edhe ujin që ndodhet në organizmat e gjallë. Vetëm 0,001% e sasisë së përgjithshme të ujit ndodhet në formën e avujve në ajër. Siç thamë edhe më sipër, uji ndodhet në të tria gjendjet agregate: i lëngët, i ngurtë dhe i gaztë. Secila gjendje përcaktohet nga veçori specifike. Në ujin në gjendje të lëngët, molekulat ndodhen të lidhura me njëra-tjetrën, por në mënyrë të çrregullt. Në ujin në gjendje të ngurtësuar (akull) formohet rrjeta kristalore, në të cilën molekulat janë të vendosura në nyje të përcaktuara mjaft mirë. Molekulat në rrjetën kristalore janë të vendosura pak më larg njëra-tjetrës se në gjendjen e lëngët, gjë që çon në uljen e dendësisë së formës së ngurtë të ujit (vëllimi i akullit është më i madh se vëllimi i ujit lëng për të njëjtën sasi uji). Karakteristikë për ujërat natyrore është se ato ndërrojnë gjendjen fizike në varësi të temperaturave të mjedisit. Ujërat sipërfaqësore (oqeanet, detet, lumenjtë, liqenet etj.) avullojnë vazhdimisht. Avujt e ujit kondensohen në lëng dhe kur temperaturat ulen nën 0°, kthehen në akull. Kjo tregon se në natyrë kemi një cikël të qarkullimit të ujit.Ujërat kanë aftësi të rrjedhin si në sipërfaqen e tokës, ashtu edhe nën të. Si fillim, formohen përrenjtë, pastaj me shtimin e sasive të ujit formohen lumenjtë, pellgjet, liqenet mbitokësore dhe nëntokësore.Në natyrë, uji demonstron forcë dhe energji.b) Ujërat detare dhe oqeanike Këto ujëra mbulojnë tre të katërtat e të gjithë sipërfaqes së globit tokësor. Ato janë burimi kryesor i rezervave ujore të planetit. Në ditët e sotme, janë shfaqur shenjat e rritjes së temperaturave në ajër, dhe si pasojë, ujërat detare dhe oqeanike janë ngrohur. Kjo ka ardhur si pasojë e efektit serrë, pasojat e të cilit janë dukuritë e shumta negative, si: - ndryshimi i klimës globale; - rritja e nivelit të ujit të oqeaneve si pasojë e shkrirjes së akujve tokësorë (15-20 cm lartësi); - rritja e sasisë së reshjeve sidomos në zonat tropikale; - rritja e numrit të uraganeve; - erozionet e tokës (pakësimi i sipërfaqes së saj); - pakësimi i sasisë së ujërave në disa zona të globit; - tharja e tokës vende-vende (si pasojë e avullimit të ujërave nga rritja e temperaturave). p Avuj uji (mjegulla)p Ujë (lëng)p Ujë (akull)p Diagrami fazor i ujit
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162