Page 159 - Demo
P. 159
153TEMA PËR PROJEKTRëndësia e ujit për jetënPër herë të parë, jeta ka filluar në ujë. I gjithë evolucioni biologjik dhe proceset e veprimtarisë jetësore të bimëve, të kafshëve dhe të njeriut janë të lidhura ngushtë me shndërrimet që ndodhin në mjedisin ujor. Uji është burim thelbësor për jetën e gjallesave. Në mjediset ujore është karakteristikë jeta e pasur në nivele të larta biodiversiteti. Në ujërat e deteve, të oqeaneve, të lumenjve, të liqeneve, të pellgjeve e të kënetave, jetojnë me mijëra specie të klasave të ndryshme biologjike, të cilat kanë rëndësi mjaft të madhe ekologjike. Shpesh, rritjet e temperaturave të mjedisit shkaktojnë pakësimin e sasisë së ujërave të lumenjve, të liqeneve, të pellgjeve e të kënetave, që sjell pasoja të rënda në vdekjen e një pjese të gjallesave që jetojnë në to, si: alga, peshq, amfibë etj. Si rrjedhim, prishet ekuilibri natyror. Prishja e një ekosistemi sjell pasoja në densitetin e një ekosistemi tjetër (tharja e një pellgu dëmton jo vetëm gjallesat e pellgut, por edhe gjallesat e tjera që ushqehen me to).Roli i ujit në organizmin e njeriut, të bimëve dhe të kafshëveUji është përbërësi kryesor i gjallesave (përqindjet janë pasqyruar në figurën a, pesha trupore e personit është 75 kg). Organizmi i njeriut të rritur përbëhet 67,5% nga uji, ndërsa pjesa tjetër është lëndë e thatë, karbohidrate, proteina, yndyrna dhe vitamina. Në mungesë të ujit në organizëm shfaqen pasojat që pasqyrohen në figurën b. Në organizmin e njeriut, të kafshëve dhe të bimëve uji sillet si:- hidratues i qelizave;- tretës i substancave ushqyese; - rregullator i temperaturës së mjedisit qelizor; - hidrolizues i kripërave; - eliminues i substancave toksike;- rregullator i trysnisë osmotike etj.0 0@P`p0%Pesha trupore 75 kgKocka 2,5 kgInde të buta 2,5 kgGjaku 3,5 kgLimfa dhe lëngu ndërqelizor 9 kgUji në qelizë 32,5 kgPesha ujore e trupit: 50 kgFigura aS. N .Q. kontrollon të gjitha vlerat e përqendrimeve të gjitha lëngjeve të trupitKur gjaku zvogëlon vëllimin nga mungesa e ujit, zemra i jep alarmin truritSasia e ujit e eliminuar nga frymëmarrja 200 - 400 mlKur ndihet mungesa e ujit në gjak, veshkat pakësojnë sasinë e urinësUji i eliminuar nga urina arrin 1 - 1,5 l në ditëSasia e ujit të eliminuar nëpërmjet feçeve arrin 50 - 100 ml në ditëUji i eliminuar me anë të djersës 0,5-1 l në ditëA e dini se? !Talesi, filozof i njohur i Greqisë së lashtë, mendonte se uji ishte elementi fillestar i gjithësisë. Në atë kohë, mendohej se çdo gjë përbëhej nga uji dhe çdo gjë kthehej në ujë. Në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XVIII, Lavuazje (Antoine Lavoisier) dhe Kavendish (Henry Cavendish) mbi bazën e eksperimenteve, pohuan se uji nuk ishte elementi i thjeshtë i lashtësisë, por ishte rezultat i kombinimit të hidrogjenit me oksigjenin. Sot, në Paris, ruhet një mostër me 45 gram ujë sintetik në një tub të mbyllur si relikt i Lavuazjesë.P1. Në ç’sasi gjendet uji në natyrë?2. Cilat janë veçoritë specifike të ujit në gjendjet agregate:a) të lëngët;b) të ngurtë;c) të gaztë?3. Si qarkullon uji në natyrë? 4. Cilat janë pasojat e efektit serrë në ujërat e deteve dhe të oqeaneve? 5. Çfarë rëndësie ka uji në organizmin e njeriut, të kafshëve dhe të bimëve? Listoni disa cilësi të ujit.

