Page 16 - Demo
P. 16


                                    101.5Shembulli 3Jepet përbërja me formulë kimike Fe2(SO4)3. Përcaktoni n.o të atomit të elementit squfur dhe hekur.a) Atomi i elementit O e ka n.o = -2 (rregulla 8)b) atomi i elementit Fe është në trajtë joni Fe 3+ dhe ka n.o = +3 (rregulla 3)c) n.o i atomit të elementit S shënohet n.o.Sd) shuma algjebrike e n.o është:2· (+3) +{ n.o.S + 4· (-2) }·3 = 0n.o.S = +6Shembulli 4Të njehsohet n.o. i klorit në jonin ClO3¯.Te joni ClO3¯, O e ka n.o.= – 2; ngarkesa e jonit është –1. Njehsojmë n.o. të Cl: –1 = 3 · n.o.O + n.o.Cl = 3 · (–2 ) + n.o.Cln.o.Cl = –1 + 6 = +5Zbatimi i rregullave në përcaktimin e numrave të oksidimit Në përbërjet kimike, përcaktimi i numrit të oksidimit të atomit të elementit, të cilit nuk ia njohim, bëhet duke u bazuar:• në rregullën që na tregon numrin e oksidimit të atomit ose të atomeve përbërëse të molekulës;• në rregullën e fundit, që tregon se shuma algjebrike e numrave të oksidimit në një përbërje kimike është e barabartë me zero. Që kjo shumë të dalë zero, duhet të kemi parasysh rregullën e mëposhtme: Shembulli 1Jepet përbërja me formulë molekulare SO2. Përcaktoni numrat e oksidimit të elementeve përbërëse. Për të përcaktuar numrat e oksidimit të atomeve të elementeve squfur dhe oksigjen bazohemi te rregulla 8 dhe 10:a) atomi i elementit oksigjen në bazë të rregullës 8 e ka numrin e oksidimit -2, ndërsa numri i atomeve oksigjen është 2, prandaj për oksigjenin kemi 2· (-2);b) numrin e oksidimit të atomit të elementit squfur e shënojmë n.o.S;c) bazuar në rregullën 10, themi se shuma algjebrike e n.o është:n.o.S + 2∙ (-2)= 0 n.o.S = +4Shembulli 2Jepet përbërja me formulë kimike HClO2. Përcaktoni n.o. të atomit të elementit klor.a) atomi i elementit O e ka n.o. =-2 (rregulla 8) gjithsej kemi 2 atome oksigjen, prandaj për oksigjenin kemi 2·(-2);b) atomi i elementit H e ka n.o = +1 (rregulla 9);c) n.o i atomit të elementit Cl shënohet me n.o.Cld) shuma algjebrike e n.o është:(+1) + n.o.Cl + 2· (-2) = 0 n.o.Cl = +3 REAKSIONET REDOKSPërcaktimi i numrave të oksidimit dhe vendosja e koeficientëve në reaksionet redoks !Nëse në molekulën e një përbërjeje kimike ndodhen dy ose më shumë atome të një elementi, numri i oksidimit të elementit shumëzohet me numrin e atomeve të tij.
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20