Page 160 - Demo
P. 160
1545TEMA PËR PROJEKTUji. Fortësia e ujit dhe mënjanimi i sajNjohuri të përgjithshme mbi ujin dhe vetitë e tijPër një kohë të gjatë uji është konsideruar si një element, ndërsa në vitin 1786 u njoh nga Lavuazje si substancë e përbërë. Duke analizuar përbërjen kimike të ujit del se ai formohet nga bashkëveprimi i dy vëllimeve hidrogjen me një vëllim oksigjen:H2(g)+1/2 O2(g) H2O(g), ΔHo = – 245 kJ/ mol Uji ka konstante dielektrike të lartë: = 81, pra forca tërheqëse midis dy ngarkesave elektrike me shenjë të kundërt në molekulën e ujit, është 81 herë më e vogël nga ajo që vepron në boshllëk. Kjo shpjegon vetitë e spikatura të ujit për të tretur përbërjet kristalore jonike. Uji i pastër ka përcjellshmëri elektrike jashtëzakonisht të ulët, sepse shpërbashkimi i tij në jone është tepër i kufizuar. Ai është një nga përbërësit themelorë të organizmave të gjallë, përbën 71-73 % të masës së trupit të njeriut. Kjo në disa organizma detarë shkon deri në 95-98%.Ndër të tjera uji është i domosdoshëm për funksionimin enzimatik dhe metabolik të qelizës, ku ai merr pjesë si tretës dhe shpesh si reaktant. Ai është mjeti kryesor për shkëmbimin dhe transportin e lëndëve (kujtoni qarkullimin e gjakut), është mjedis për termo-rregullimin e organizmit dhe përfaqëson një produkt të rëndësishëm të metabolizmit. Për vetitë e tij të veçanta, uji konsiderohet si substancë e domosdoshme për shfaqjen dhe mbijetesën e formave të jetës. Fortësia e ujitSasi të mëdha uji përdoren për nevoja shtëpiake dhe industriale. Për mjaft përdorime uji i burimeve natyrore i nënshtrohet proceseve të ndryshme të pastrimit, sidomos uji i detit, përmbajtja kripore e të cilit arrin deri në 35 g/l. Të gjitha ujërat natyrore përmbajnë papastërti të ndryshme. Edhe uji i shiut që është më i pastër, tret gaze (NO, okside të squfurit, CO2) dhe përmban pluhur pezull. Ujërat e burimeve, lumenjve dhe liqeneve përmbajnë kripëra të tretshme si klorure, sulfate, hidrogjenkarbonate të Ca, Mg, Fe etj. Gjithashtu mund të përmbajnë në trajtë pezullish silikate dhe hidrokside, si dhe grimca të ndryshme organike (mikroorganizma, polene etj.). Ujërat ndoten shpesh nga mbeturinat e substancave organike (nitrite, NH3), nga mbetjet toksike industriale (hidrokarbure, detergjente, kromate, dikromate etj.), si dhe nga mbetjet toksike bujqësore (plehra, pesticide etj.). Prania e joneve të Ca2+ dhe Mg2+ i jep ujit të burimeve natyrore të ashtuquajturën fortësi, një veti e padëshirueshme për përdorime industriale.Fortësia e ujit mund të jetë e përkohshme ose e përhershme. ! Uji është lëng pa ngjyrë, formon përbashkime molekulash, sepse ato janë të lidhura me lidhje të forta hidrogjenore, energjia e të cilave është relativisht e lartë (18,8 kJ/mol lidhje). Kjo shpjegon disa veti të veçanta të ujit, si:a) temperatura relativisht e lartë e shkrirjes dhe e vlimit;b) zvogëlimi i vëllimit gjatë shkrirjesp Gjatë rrjedhjes uji merr me vete dhe papastërti

