Page 161 - Demo
P. 161
155TEMA PËR PROJEKTMetodat e zbutjes së ujita. Me nxehjeFortësia që vjen nga prania e hidrogjenkarbonateve quhet e përkohshme, sepse mund të mënjanohet me anën e zierjes duke precipituar karbonatet përkatëse:Ca 2++ 2HCO3- → CaCO3↓+CO2↑ + H2Ob. Me precipitimFortësia e përkohshme mund të mënjanohet edhe nëpërmjet trajtimit me gëlqere:Mg2++ HCO 3-+ Ca2+ + 2OH- → MgCO3↓ + CaCO3↓ + 2H2O Fortësia e përhershme i detyrohet klorureve dhe sulfateve të Ca dhe Mg të tretura në ujë dhe nuk mund të mënjanohet me anën e vlimit, por me rrugë kimike. Trajtimet përkatëse (zbutja e ujit) mund të realizohen me anë të procesit të precipitimit të joneve Ca2+ dhe Mg2+ me karbonat natriumi sipas reaksionit:Ca 2+2Cl-+ 2Na ++ CO2-→ CaCO3↓+2Na+2Clc. Me anë të jonkëmbyesveJonet e tretura në ujë mund të mënjanohen duke përdorur jonkëmbyes, që janë polimere organike dhe inorganike me shumë grupe acide (p.sh.: – SO3H) ose bazike (p.sh.: – NH2) të lidhur me një radikal të patretshëm. Këta jonkëmbyes ndahen në kationite dhe anionite. Kur uji që përmban kripëra kalon nëpër këmbyesin e kationeve të simbolizuar me [H+](kationiti), kationet që ndodhen në të (p.sh.: Mg2+, Ca2+) zëvendësohen nga një numër i barabartë masash njëvlerëse me jonet H+:2[H+] + Ca 2+ → [Ca 2+] + 2H+ kationitJoni kalcium u këmbye me jonet hidrogjen. Duke e kaluar pastaj ujin nëpër këmbyesin e anioneve të simbolizuar me [OH-] (anioniti), mënjanohen edhe anionet e pranishëm në të (p.sh.: Cl-, SO42-), duke u zëvendësuar nga numër i barabartë njëvlerësish me jone OH-:2[OH-] + SO42- →[SO42-] + 2OH- anionitJoni SO42- u këmbye me jonet OH-. Jonet H+ dhe OH- të përftuar nga reaksionet e mësipërme, asnjanësohen:H+ + OH– → H2OKështu rezultati i përgjithshëm i kalimit të ujit që përmban kripëra, nëpër të dy tipat e jonkëmbyesve, është mënjanimi i kationeve dhe i anioneve të huaja p.sh.. Ca2+, SO42-Uji i pastruar në këtë mënyrë quhet i dejonizuar. Papastërtitë joflurore të çfarëdo natyre (jonike ose jojonike) mund të largohen plotësisht me anën e distilimit: uji në fillim kthehet në avull dhe më pas kondensohet. Uji i distiluar i fituar në këtë mënyrë ka pastërti të lartë dhe përdoret për qëllime shkencore dhe farmaceutike. P1. Ç’është fortësia e përkohshme? 2. Po ajo e përhershme? 3. Cilave kripëra u detyrohen ato?4. Ç’janë këmbyesit jonikë: kationitet dhe anionitet?5. Përse duhet zbutur uji, i cili shkon për prodhimin e avullit në kaldaja?6. Sa gramë Na2CO3 nevojitet për të zbutur 5 litra ujë që përmban 0.475g/l MgCl2?Shuma e fortësisë së !përkohshme me atë të përhershme përbën fortësinë e përgjithshme.

