Page 162 - Demo
P. 162


                                    FJALOR156Kapitulli 1Tema 1.1Reaksion asnjanësimi – reaksion i bashkëveprimit të një baze me një acid.Reaksion precipitimi – reaksion që përfundon me formimin e një fundërrie( precipitati).Reaksion redoks – reaksion që shoqërohet me ndryshime të numrave të oksidimit.Oksidim – proces që shoqërohet me dhënie të elektroneve nga një atom, grup atomik apo jon.Reduktim – proces që shoqërohet me marrje të elektroneve nga një atom, grup atomik apo jon.Tema 1.2Skemë e këmbimit elektronik – skemë ku tregohen atomet e elementeve që japin ose marrin elektrone.Gjysmë barazim i oksidimit – pjesë e reaksionit redoks ku shënohen atomet, grupet atomike apo jonet që japin elektrone.Gjysmë barazim i reduktimit – pjesë e reaksionit redoks ku shënohen atomet, grupet atomike apo jonet që marrin elektrone.Barazim jonik i reaksionit – barazim kimik ku shënohen jonet që bashkëveprojnë dhe ato që nuk bashkëveprojnë.Barazim jonik i shkurtuar – barazim kimik ku shënohen vetëm jonet që bashkëveprojnë.Tema 1.3 Numër oksidimi – ngarkesë e menduar që tregon numrin e elektroneve që zhvendosen pjesërisht apo plotësisht nga njëri atom te tjetri, (nga elementi më elektropozitiv drejt elementit më elektronegativ).Tema 1.4Agjent oksidues – atom, grup atomik apo jon, i cili për vete reduktohet, por sillet si oksidues për atomet apo jonet e tjerë.Agjent reduktues – atom, grup atomik apo jon, i cili për vete oksidohet, por për të tjerët sillet si reduktues.Kapitulli 2Tema 2.1 Rrymë elektrike – lëvizje e drejtuar e elektroneve.Izolues – lëndë që nuk lejon kalimin e rrymës elektrike.Poli pozitiv – anë e baterisë me shenjë (+), ku hyjnë elektronet.Poli negativ – anë e baterisë me shenjë (-), ku dalin elektronet.Qark elektrik – i përbërë nga tela përcjellës të rrymës, një bateri, dhe një llambë elektrike.Jopërcjellës – element, apo material që nuk e përcjell rrymën elektrike.Shpërbashkim – ndarja e substancës në jone me ngarkesa të kundërta, kur ajo ndodhet në tretësirë ujore ose në gjendje të shkrirë. Elektrolizë – është procesi që ndodh në tretësirën ujore të një elektroliti apo në shkrirjen e tij, kur në të kalon rrymë elektrike. Ky proces shoqërohet me veçim substancash në elektroda.Elektrolit – substancë që në tretësirë ujore apo në gjendje të shkrirë përcjell rrymën elektrike.Joelektrolit – substancë, e cila edhe pse ndodhet në tretësirë ujore apo në gjendje të shkrirë nuk e përcjell rrymën elektrikeFjalori i termave kyç
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166