Page 163 - Demo
P. 163
FJALOR157Tema 2.2 Elektroda – pllaka apo shufra grafiti, të cilat lidhen me anë të përcjellësve metalikë me burimin e rrymës elektrike.Katoda – elektroda me shenjë (-).Anoda – elektroda me shenjë (+).Radha e aktivitetit – renditje e elementeve sipas aktivitetit kimik, aftësisë reduktuese të tyre (aftësisë për të lëshuar e-, aftësisë për të zëvendësuar njeri – tjetrin nga tretësirat ujore të kripërave të tyre) .Halogjenur – joni i formuar nga atomet e halogjeneve si p.sh. joni klorur Cl-. Tema 2.3 Oksidim anodik – proces që zhvillohet në anodë.Reduktim katodik – proces që zhvillohet në katodë.Tema 2.4 – – –Tema 2.5 Rafinim – procesi i pastrimit të bakrit nga papastërtitë. Galvanizim – procesi i veshjes së metaleve më aktive nga metale më pak aktive.Kapitulli 3Tema 3.1 Metale – përbëhen nga atome që kanë aftësi të japin elektrone (shfaqin veti reduktuese).Magnetik – hekuri ka veti magnetike, polarizohet.Tema 3.2 Radha e aktivitetit – vendosja e elementeve sipas vetisë reduktuese apo oksiduese në rritje apo në zbritje.Tema 3.3 Reduktues – karboni ka aftësi të reduktojë oksidet e metaleve duke nxjerrë metalet në gjendje të lirë.Tema 3.4 Shpërbërje termike – nxehje e substancës në temperaturë të lartë për ta ndarë molekulën e saj në molekula më të vogla.Tema 3.5 Mbrojtje nga brejtja – veshje e një elementi më aktiv me një tjetër më pak aktivKapitulli 4Tema 4.1 Elemente native – që ndodhen në përbërje të kores së tokës, të palidhur në trajtë përbërjesh.Metale të çmuara – ari, platini, argjendi, paladiumi.Tema 4.2 Mineral – përmban okside apo kripëra të një apo disa metaleve.Tema 4.3Furrnaltë – prodhohet giza e çeliku.Reaksion ekzotermik – shoqërohet me çlirim energjieReaksion endotermik – shoqërohet me thithje energjieTema 4.4 Substance toksike – helmuese.Tema 4.5 Galvanizim/galvanostegjia – veshje e një metali me një metal më pak aktiv, ose me plastikëTema 4.6 Çelik – lidhje e hekurit me karbon (në përqindje të ulët).Skorie – mbetje të furrnaltës nga prodhimi i çelikut.

