Page 164 - Demo
P. 164
FJALOR158Kapitulli 5Tema 5.1Ajri – përzierje gazesh, kryesisht azot dhe oksigjen.Frymëshkëmbim – proces i shkëmbimit të gazeve (futjes së oksigjenit dhe nxjerrjes së dioksidit të karbonit) në organizmat e gjalla. Tema 5.2Ajër i lëngëzuar – ajër i ndrydhur nën presion dhe në temperaturë të ulët, i kthyer në lëng.Distilim i thyesuar – ndarje e fraksioneve (përbërësve të një përzierje) nga njeri – tjetri.Tema 5.3Lëndë e djegshme fosile – nafta, qymyrguri, gazi natyror.Ndotës të mjedisit – substanca të dëmshme për mjedisin, njerëzit dhe kafshët.Shndërrues katalitik – pajisje që kthen gazet e dëmshme në të padëmshme nëpërmjet procesit të oksido reduktimit.Tema 5.4 Ndryshkje – procesi i gërryerjes së hekurit në prani të oksigjenit dhe lagështirës.Tema 5.1 Pastrim i ujit – zhdukja e mikroorganizmave të dëmshme nëpërmjet përpunimit të ujit me substanca kimike (klorinimi), si dhe heqja e mbetjeve bimore, dherave etj. Kapitulli 6Tema 6.1Reaksion ekzotermik – reaksion që shoqërohet me çlirim energjie.Reaksion endotermik – reaksion që shoqërohet me thithje energjie.Reaktantë – substanca nistore, ndodhen në të majtë të barazimit të reaksionit.Produkt – substanca që përftohen nga reaksioni, ndodhen në të djathtë të barazimit të reaksionit.Tema 6.2Energji e lidhjes – energjia e çliruar gjatë formimit të një lidhjeje kimike.Energji e thithur – energjia që merret nga reaktantët në një reaksion endotermik.Energji e çliruar – energjia që çlirohet në fund të një reaksioni ekzotermik (në formën e nxehtësisë).Tema 6.3Lëndë e djegshme fosile – nafta, qymyrguri, gazi natyror, të cilat janë burime të paripërtëritshme.Lëndët bërthamore – zbërthehen, nuk digjen, energjia e tyre mund të përdoret për të nxehur ujin.Central bërthamor – vend ku prodhohet energji nga zbërthimi i detyruar i radioizotopeve (duke i goditur bërthamat me neutrone)Tema 6.4 Bateri – element për prodhimin e rrymës elektrikeTema 6.5Reaksion i prapësueshëm – reaksion që zhvillohet në të dy kahet, që nuk shkon kurrë deri në fund.Reaksion i drejtë – kahu nga e majta në të djathtë. Reaksion i zhdrejtë – kahu nga e djathta në të majtë.Gjendje ekuilibri – vendoset kur dy shpejtësitë, ajo e reaksionit të drejtë dhe ajo e reaksionit të zhdrejtë barazohen.

