Page 165 - Demo
P. 165


                                    FJALOR159Tema 6.6Zhvendosje e ekuilibrit – prishje e ekuilibrit dhe sipas parimit Lë Shatelje sistemi vepron për ta kundërshtuar këtë dhe për ta rivendosur ekuilibrin.Faktorë të ekuilibrit – temperatura, trysnia dhe përqendrimi, të cilët ndikojnë në prishjen e ekuilibrit dhe më pas në rivendosjen e tij.Katalizator – substancë që ndikon në arritjen më shpejt të ekuilibrit, sepse ndikon njësoj në rritjen e shpejtësisë së dy reaksioneve të drejtë dhe të zhdrejtë, ul energjinë e aktivizimit.Rendiment i reaksionit – njehsohet nga raporti i sasisë reale të produktit me sasinë e parashikuar teorikisht.Kapitulli 7Tema 7.1Shpejtësia e reaksionit – raporti i ndryshimit të përqendrimit me ndryshimin e kohës, ose ndryshimi i përqendrimit në njësinë e kohësTema 7.2 –Tema 7.3 Faktorë – si temperatura, trysnia, përqendrim, shkalla e grimcimit dhe katalizatori që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit.Tema 7.4Teoria e goditjeve – sa më shumë goditje të ketë midis grimcave aq më shpejt do të zhvillohet reaksioni kimik.Goditjet e frytshme – janë ato goditje që çojnë në formimin e produkteve të reaksionit.Kompleksi aktiv – një gjendje kalimtare e reaksionit ku ndodhen dhe reaktantët dhe produktet.Energji e aktivizimit – minimumi i energjisë që iu duhet reaktantëve për të formuar kompleksin aktiv.Tema 7.5 Shkalla e grimcimitSipërfaqe e kontaktitTema 7.6Katalizator – substancë që merr pjesë në reaksion dhe në fund del e pandryshuar, si në sasi, ashtu dhe në përbërje.Karakter specifik – katalizatori vepron vetëm mbi një substancë të caktuar, (substrat).Enzima – katalizator biologjik, me natyrë proteinike.Denatyrim i enzimës – humbje e formës dhe e funksionit të saj.Kapitulli 8Tema 8.1Formula strukturore – përveç atomeve përbërëse pasqyron dhe mënyrën e lidhjes midis atomeve në molekulë.Hidrokarbur – përbërje që përmban C dhe H.Skelet karbonik – tërësia e vendosjeve të atomeve të karbonit në një molekulë.Burim i përtëritshëm – burim që nuk shteron.Burim i paripërtëritshëm – burim që shteron, mbaron.Tema 8.2 Lëndë e parë – substanca me të cilat fillon një proces.
                                
   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169