Page 166 - Demo
P. 166


                                    FJALOR160Tema 8.3 Kreking – copëzim termik i molekulave të mëdha në molekula më të vogla.Reaksion eliminimi – reaksion gjatë të cilit nga molekula të mëdha shkëputen molekula të vogla.Tema 8.4 Alkan – hidrokarbur i ngopur, ku të gjitha lidhjet janë njëfishe.Seri homologe – një seri përbërjesh të njëpasnjëshme që ndryshojnë midis tyre me një grup – CH2-.Tema 8.5Reaksion zëvendësimi – reaksione ku një atom apo grup atomik zëvendëson një atom apo një grup tjetër atomik në molekulën e një përbërjeje.Reaksion fotokimik – reaksion që zhvillohet në prani të dritësIzomeri – dukuri e formimit të dy ose më shumë substancave, të cilat kanë formulë të përgjithshme të njëjtë, por formulë strukturore të ndryshme.Tema 8.6Alkene – hidrokarbure të pangopura me një lidhje dyfishe.Lidhje shumëfishe – lidhje që formohet me anën e dy ose më shumë çifteve elektronike të përbashkëta.Reaksione adicioni – reaksionet, gjatë të cilave molekulat e dy substancave bashkohen për të na dhënë një molekulë të vetme.Polimerizim – proces gjatë të cilit dy ose më shumë molekula të një alkeni bashkohen për të formuar një varg më të gjatë atomesh karboni.Izomere pozicioni – alkene apo alkine me formulë molekulare të njëjtë por që dallohen midis tyre nga pozicioni që zë lidhja dyfishe apo trefishe në vargun karbonik. Tema 8.7 Alkoolet – përbërje që kanë si grup funksionor grupin –OH.Alkanolet – alkoole të ngopura (kanë vetëm lidhje njëfishe).Tema 8.8Acide karboksilike – përbërje organike që përmbajnë grupin –COOH, grup karboksilik.Fermentim – proces që zhvillohet në mungesë të oksigjenit, nën veprimin e enzimave të prodhuara nga mikroorganizma.Lidhje esterore- lidhja që realizohet midis grupit karboksilik (– COOH) dhe grupit hidroksil (–OH) të alkooleve.Kapitulli 9Tema 9.1Polimer – substanca makromolekulare, të cilat formohen nga bashkimi i shumë molekulave të vogla.Amidon – përbërje organike, polimer natyror i përbërë nga molekula beta glukozi.Celulozë – substancë polimere natyrore që ndodhet te indet mbështetëse te bimët.Tema 9.2 Polimerizim me adicion – realizohet midis molekulave të alkenit për shkak të prishjes së lidhjes dyfishe.Tema 9.3Polimerizim me kondensim – realizohet nga bashkimi i grupeve funksionore të monomereve të ndryshëm, duke larguar molekula uji për çdo lidhje që formohet.Lidhje amidike ose peptidike – lidhe që realizohet midis një grupi –COOH të njërit monomer me grupin –NH2 të monomerit tjetër duke larguar një molekulë ujë.Tema 9.4Polimer sintetik – i përgatitur në rrugë industriale.Polimer me dendësi të lartë – më i trashë si masë vargje të ngjeshura, jo i rrjedhshëm.Polimer me dendësi të ulët – më i hollë, vargje më të hapura, më i rrjedhshëm.Tema 9.5 Plastikë e biodegradueshme – shpërbëhet nën veprimin e mikroorganizmave.Vendgrumbullim – vend për grumbullimin e mbetjeve.
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170