Page 17 - Demo
P. 17


                                    11PKthimi i reaksioneve redoks në barazime kimikeReaksionet kimike mund të jenë të thjeshta, që kthehen lehtë në barazime kimike, por mund të jenë edhe të ndërlikuara, për të cilat duhet të ndjekim disa rregulla që t’i kthejmë në barazime kimike.Le të shqyrtojmë edhe një herë shembullin e mësipërm: 1. Vendosim n.o. mbi atomet e elementeve në formulat që paraqesin substancat nistore dhe produktet, duke zbatuar rregullat përkatëse për caktimin e n.o: 2Na0 + Cl02 → 2Na+1Cl-12. Nënvizojmë atomet e elementeve që kanë ndryshuar n.o.3. Shkruajmë gjysmëreaksionet e oksidimit dhe reduktimit, duke njehsuar numrin e elektroneve të dhëna dhe të marra nga atomet e elementeve:  a) Na0 → Na+ + e– (reaksion oksidimi) b) Cl20 +2x1e- → 2Cl- (reaksion reduktimi)4. Ndërtojmë skemën e këmbimit elektronik, përcaktojmë faktorët, duke pasur parasysh se në një reaksion redoks numri i elektroneve që jep atomi i elementit që oksidohet, duhet të jetë i barabartë me numrin e elektroneve që merr atomi i elementit që reduktohet, d.m.th., barazojmë numrin e elektroneve të dhëna me numrin e elektroneve të marra. Gjejmë sh.v.p., që për skemën e mësipërme është numri 2.oksidim (Na0 agjent reduktues) 2 Na0 → Na+ + 1 e - 2 x 1e- = 2ereduktim (Cl02 agjent oksidues) 1 Cl2 0+ 2 x 1 e - → 2 Cl - 1 x 2e- = 2e5. Numrat 2 dhe 1 janë faktorët dhe njëkohësisht koeficientet e reaksionit të mësipërm. I vendosim ata në reaksion dhe kontrollojmë nëse ai është barazuar, duke zbatuar ligjin e ruajtjes së numrit të atomeve: në një reaksion kimik, numri dhe lloji i atomeve në të dyja anët e reaksionit nuk ndryshon. 2Na + Cl2 = 2 NaClp Natriumi digjet në klor.1. Përcaktoni numrin e oksidimit të N te:a) NO2– ; b) NO2; c) N2O;d) N2O5; e) NH3; f) NH4+.2. Cilët janë numrat e oksidimit të hekurit në përbërjet e mëposhtme:a) Fe2O3; b) FeCl3; c) FeO?3. Shembujt e reaksioneve të mëposhtme i klasifikoni si reaksione redoks dhe joredoks:a) CaO + CO2 CaCO3;b) K2O + H2O KOH;c) NH3 + O2 NO + H2O;d) Na2O2 Na2O + O2.2. Në gjysmëreaksionet e mëposhtme përcaktoni: a) numrin e elektroneve të zhvendosura; b) agjentin oksidues dhe reduktues. 5. Ktheni në barazime kimike reaksionet e mëposhtme të oksido-reduktimit:a) HCl + HNO3 NOCl + Cl2 + H2O;b) CO + I2O5 CO2 + I2;c) PbO2 + HCl PbCl2 + Cl2 + H2O;d) NH3 + O2 N2 + H2O.e) H2SO4 + C CO2 + SO2 + H2Of) KNO3 + C + S SO2 + CO2 + N2 + K2OREAKSIONET REDOKS! Të mbajmë mend oksidim: humbje elektronesh dhe rritje e n.o;  reduktim: marrje elektronesh dhe zvogëlim i n.o; agjent reduktues: substancat, atomet ose jonet e të cilave japin elektrone, d.m.th., oksidohen; agjent oksidues: substancat, atomet ose jonet e të cilave marrin elektrone, d.m.th., reduktohen reaksion redoks: dhënie dhe marrje e-, ndryshim i n.o të atomeve të elementeve gjatë kalimit nga substancat nistore në substancat produkt.
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21