Page 19 - Demo
P. 19
4. Reaksione redoks me anë të shkëmbimit të elektroneve. a) Flori nga grupi VII A vepron me litiumin, nga grupi I A dhe formon një përbërje helmuese me ngjyrë të bardhë. Cili është emri i saj? b) Shkruani barazimin e reaksionit. c) Vizatoni një skemë për të treguar kalimin e elektroneve nga njëri atom te tjetri. d) i. Cili element oksidohet në reaksion? ii. Shkruani gjysmëbarazimin e oksidimit. e) Shkruani gjysmëbarazimin e reduktimit.5. Klori i gaztë gurgullohet në një tretësirë që përmban bromur natriumi. Barazimi për këtë reaksion është: Cl2(g) 1 2NaBr(uj) Br2(uj) 1 2NaCl(uj) a) Klori zëvendëson bromin në formulën kimike të përbërjes NaBr. Si quhet ky lloj reaksioni? b) Zakonisht, përbërjet e metaleve të grupit I A formojnë tretësira ujore pa ngjyrë. Çfarë do të vëmë re ndërkohë që reaksioni i mësipërm vazhdon? c) i. Shkruani gjysmëbarazimin e reaksionit për klorin. ii. Çfarë ndodh me klorin në këtë reaksion? Oksidohet apo reduktohet? Shpjegoni. d) Shkruani gjysmëbarazimin e reaksionit për jonin bromur. e) Elementet aktive kanë prirje për të formuar jone. Cili është më aktiv: klori apo bromi? Pse mendoni kështu? f) i. Cili jon halogjen mund të përdoret për të kthyer bromin në jon bromur? ii. Shkruani barazimin jonik për këtë reaksion. 6. Jodi nxirret nga algat duke përdorur peroksid hidrogjeni të acidifikuar sipas reaksionit të mëposhtëm redoks. 2I2(uj) 1 H2O2(uj) 1 2H1(uj) I2(uj) 1 2H2O(l) a) Cili është numri i oksidimit i jodit te algat? b) Gjatë këtij reaksioni kemi ndryshim ngjyre. Pse? c) i. Çfarë ndodh me jonin jodur, oksidohet apo reduktohet? ii. Shkruani gjysmëbarazimin për këtë ndryshim. d) Te peroksidi i hidrogjenit, numri i oksidimit i hidrogjenit është +1. i. Cili është numri i oksidimit i oksigjenit te peroksidi i hidrogjenit? ii. Si ndryshon numri i oksidimit i oksigjenit gjatë këtij reaksioni? iii. Kopjoni në fletore dhe plotësoni këtë gjysmëbarazim për peroksidin e hidrogjenit: H2O2(uj) 1 2H 1(uj) 1 .............. 2H2O(l)7. Shuma e numrave të oksidimit në një përbërje kimike është e barabartë me zero. a) Jepni numrin e oksidimit për çdo atom të nënvizuar në secilën nga formulat e mëposhtme. i. oksid alumini Al2O3 ii. amoniak, NH3 iii. H2CO3(uj), acid karbonik iv. triklorur fosfori, PCl3 v. klorur bakri(I), CuCl vi. klorur bakri(II), CuCl2b) Krahasoni përbërjet në pikat v dhe vi.8. Agjenti oksidues permanganat kaliumi mund të përdoret për të analizuar përqindjen e hekurit(II) të pranishëm në tabletat e hekurit. Më poshtë është dhënë barazimi jonik, që tregon jonet që marrin pjesë në reaksion: MnO42(uj) 1 8H 1(uj) 1 5Fe2 1(uj) Mn2 1(uj) 1 5Fe3 1(uj) 1 4H2O(l) a) Çfarë tregon H+ për këtë reaksion? b) Përshkruani ndryshimin e ngjyrës. c) Cili është agjenti reduktues në këtë reaksion? d) Si mund ta kuptoni nëse hekuri(II) ka vepruar? e) Shkruani gjysmëbarazimin e oksidimit të hekurit.9. Kromati i kaliumit ka ngjyrë të verdhë. Në tretësirë acide ai formon dikromat kaliumi me ngjyrë portokalli. Këto janë jonet që japin ato ngjyra:CrO42fiCr2O72fishtohet acid (Hff) a) Cili është numri i oksidimit të kromit në: i. përbërjen e verdhë? ii. përbërjen portokalli? b) Reaksioni i ndryshimit të ngjyrës së joneve të kromit nuk është reaksion redoks. Shpjegoni përse.10. Kur tretësira e nitratit të argjendit përzihet me atë të klorurit të kaliumit, formohet një precipitat i bardhë. Barazimi jonik për këtë reaksion është: Ag 1(uj) 1 Cl 2(uj) AgCl(ng) a) i. Cili është emri i precipitatit të bardhë? ii. A është një përbërje e tretshme apo e patretshme? b) A është precipitimi i klorurit të argjendit një reaksion redoks? Jepni shpjegime. c) Kur lihet në dritë, kloruri i argjendit shpërbëhet duke formuar argjend dhe klor të gaztë. Shkruani barazimin e reaksionit dhe shpjegoni pse ai është një reaksion redoks. 13REAKSIONET REDOKS

