Page 20 - Demo
P. 20


                                    142.1Bateritë, përcjellësit dhe izoluesitp Te masha e flokëve, rryma elektrike kalon nga teli i bakrit në atë të nikromit (aliazh), duke shkaktuar nxehjen e tij.Ndërkohë, pjesa plastike e mashës na mbron nga kontakti me rrymën elektrike.bateripoli pozitiv shufër karboni rrymë elektroneshllambë+ poli negativ Në figurën e mësipërme tregohet një bateri, një llambë dhe një shufër grafiti, të cilat janë lidhur me njëra-tjetrën me tela bakri. Kjo mënyrë vendosjeje e elementeve të mësipërme quhet qark elektrik. Kur në qark kalon rrymë elektrike, llamba ndizet. Diagrami në krah të figurës tregon si lëvizin elektronet në qark. Bateria shërben si pompë elektronesh, të cilat dalin prej saj nëpërmjet polit negativ. Ato “udhëtojnë” përmes telit, llambës e shufrës dhe hyjnë përsëri në bateri përmes polit pozitiv. Kur rryma e elektroneve kalon përgjatë telit të hollë të llambës, ajo shkakton ngrohjen e saj. Llamba bëhet inkandeshente dhe lëshon dritë.Në qarkun e mësipërm, shufra prej grafiti dhe teli i bakrit lejojnë kalimin e rrymës elektrike përmes tyre, prandaj ata quhen përcjellës, por, nëse lidhim një copëz plastike ose qeramike në qark, llamba nuk do të ndizet. Plastika dhe qeramika nuk e lejojnë kalimin e rrymës elektrike. Për këtë arsye ato quhen jopërcjellëse ose izoluese.Disa përdorime të përcjellësve dhe të izoluesveveshja e kabllos aluminbërthamë çeliku Kabllot që përcjellin rrymën elektrike, janë prej alumini dhe çeliku. Të dy këta janë përcjellës të saj. (Alumini është përcjellës më i mirë se çeliku).pllakë prej çeliku, përcjellëse e nxehtësisëveshje plastiketela bakri të veshur me material plastikPrej bakrit prodhohen telat që përdoren në instalimet elektrike. Ai është përcjellës shumë i mirë i rrymës elektrike. Për t’u mbrojtur prej saj, telat e bakrit dhe prizat vishen me material plastik.Te shtyllat, disqet prej qeramike shërbejnë si mbajtëse të telave të zhveshur. Duke qenë se është izoluese, qeramika pengon rrymën elektrike të kalojë në shtyllë.disqe prej qeramikekablloshtyllëRRYMA ELEKTRIKE DHE NDRYSHIMET KIMIKEPërcjellësit dhe izoluesit e rrymës elektrike
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24