Page 21 - Demo
P. 21


                                    15Përcjellshmëria e rrymës elektrikePër të provuar nëse një substancë është përcjellëse e rrymës elektrike, mjafton ta lidhim atë në një qark elektrik. Shohim figurat e mëposhtme.Kallaji. Në vend të shufrës së grafitit, lidhim në qark një fletë kallaji. Llamba ndizet, pra kallaji është përcjellës i mirë. Etanoli. Provojmë të lidhim në qark (në vend të shufrës së grafitit) etanolin. Llamba nuk ndizet, pra etanoli nuk është përcjellës.Bromur plumbi. Kjo substancë, kur është në gjendje të ngurtë, nuk e përcjell rrymën elektrike. Nëse e shkrijmë, ajo bëhet përcjellëse dhe lëshon një avull mbytës, ngjyrë kafe.p Metalet e përcjellin rrymën elektrike, sepse kanë elektrone të lira, të cilat formojnë rrymën elektrike.e ngurtë ngrohet lëngp Një lëndë e ngurtë jonike e përcjell rrymën elektrike kur shkrihet, sepse në këto kushte jonet mund të lëvizin.Rezultatet e një sërë provave:1. Të vetmet substanca të ngurta që përcjellin rrymën elektrike janë metalet dhe grafiti. Ata e përcjellin rrymën elektrike për shkak të elektroneve të tyre të lira. Elektronet dalin nga njëra anë e baterisë dhe hyjnë në anën tjetër të saj.  E njëjta gjë ndodh edhe me metalet e shkrira, pra ato janë përcjellëse të rrymës elektrike.2. Substancat me strukturë molekulare nuk e përcjellin rrymën elektrike. Kjo ndodh sepse ato nuk kanë elektrone të lira ose grimca të tjera me ngarkesë që të mbartin rrymën elektrike, p.sh. etanoli ka strukturë molekulare. Strukturë të tillë kanë edhe përbërësit e naftës, parafina, squfuri, sheqeri dhe plastikat. Këto përbërje nuk e përcjellin rrymën elektrike, si në gjendje të ngurtë, ashtu edhe në atë të shkrirë.3. Në gjendje të ngurtë, substancat jonike nuk e përcjellin rrymën elektrike, por kur shkrihen ose treten në ujë, ato bëhen përcjellëse, sepse shpërbashkohen. Substancat me strukturë jonike nuk kanë elektrone të lira, por jone, të cilat kanë ngarkesë. Kur ato shkrihen ose treten në ujë, shpërbashkohen në jone. Substancat, tretësirat ujore ose shkrirjet e të cilave përcjellin rrymën elektrike, quhen elektrolite. Bromuri i plumbit është elektrolit, po ashtu edhe tretësira ujore e klorurit të natriumit, ndërsa etanoli është joelektrolit.Pllambë gazi1. Çfarë kuptoni me termin përcjellës i rrymës elektrike?2. Ndërtoni një qark për të parë nëse bakri është përcjellës.3. Shpjegoni përse metalet e përcjellin rrymën elektrike.4. Çfarë kuptoni me termin elektrolizë?5. Vaji i gatimit është një përzierje substancash me strukturë molekulare. Si mendoni, a mund ta përcjellë ai rrymën elektrike? 6. Shpjegoni kuptimin e termave: a) elektrolit; b) joelektrolit. Jepni nga tre shembuj për secilin.jon metali elektron në lëvizjeRRYMA ELEKTRIKE DHE NDRYSHIMET KIMIKE
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25