Page 22 - Demo
P. 22
162.2Njohuri të përgjithshme mbi procesin e elektrolizës dhe ndërtimin e elektrolizeritElektroliza është dukuria e kalimit të rrymës elektrike në elektrolite të shkrira ose në tretësirat ujore të tyre, e cila shoqërohet me zhvillimin e reaksioneve të reduktimit në katodë dhe të oksidimit në anodë. Pajisja ku kryhet elektroliza quhet elektrolizer dhe përbëhet nga 2 pjesë:!! Cila elektrodë është pozitive?Elektrodë pozitive është anoda.Në elektrolizer ndodh shndërrimi i energjisë elektrike të dhënë nga një burim i rrymës së vazhduar, në energji kimike që e përmbajnë produktet e përftuara. Energjia elektrike që furnizon elektrolizerin bën të mundur që të ndodhë një reaksion oksido–reduktimi, që nuk është i vetvetishëm. Procesi i elektrolizës shoqërohet gjithmonë me veçim substancash nëpër elektroda.anodaelektrolizeritretësirabateri + -katoda1) qarku i jashtëm, i cili përbëhet nga: a) bateria, burimi i rrymës së vazhduar, i cili siguron energjinë për zhvillimin e reaksioneve redoks; b) elektrodat pasive të zhytura në enën mbajtëse: anoda, e lidhur me polin pozitiv të burimit të rrymës elektrike, në sipërfaqen e së cilës ndodh procesi i oksidimit; katoda, e lidhur me polin negativ të burimit të rrymës, në sipërfaqen e së cilës ndodh procesi i reduktimit; c) fijet përcjellëse, të cilat lidhin elektrodat me baterinë dhe lejojnë kalimin e elektroneve nga anoda në katodë. Në qarkun e jashtëm, përcjellshmëria elektrike sigurohet nëpërmjet lëvizjes së drejtuar të elektroneve;2) qarku i brendshëm, i cili përfaqësohet nga: a) elektrolit i shkrirë ose tretësirë ujore e tij;b) membrana ndarëse që lejon lëvizjen e joneve drejt elektrodave, por pengon përzierjen e produkteve të elektrolizës. Funksionimi i elektrolizeritKalimi i rrymës elektrike në elektrolitin e shkrirë mundëson orientimin dhe zhvendosjen e joneve të elektrolitit. Pra, jonet pozitive (kationet) Kn+ zhvendosen në afërsi të katodës, ku ngarkesat negative janë me tepricë. Katoda ka ngarkesë negative. Ndërkohë, jonet negative (anionet) An- zhvendosen drejt anodës, ku ka tepricë ngarkesash pozitive.Anoda ka ngarkesë pozitive. Në qarkun e brendshëm, përcjellshmëria elektrike sigurohet nëpërmjet lëvizjes së drejtuar të joneve. Në sipërfaqen e elektrodave ndodh procesi i oksido-reduktimit, i dhënies dhe i marrjes së elektroneve sipas skemës:An-- ne- = A (oksidim); Kn++ ne- = K (reduktim)(A → simboli i elementit që shkarkon në anodë dhe K → simboli i e elementit që shkarkon në katodë).Procesi i elektrolizës zhvillohet në:a) elektrolit të shkrirë; b) tretësirë ujore të elektrolitit.Elektroliza e NaCl të shkrirëElektroliti përbëhet vetëm nga jone Na+ dhe jonet Cl–, të cilët drejtohen përkatësisht drejt katodës dhe anodës, ku ndodhin reaksionet e mëposhtme:Në katodë(-) 2Na+ + 2e- 2Na (reduktim)Në anodë(+) 2 Cl- Cl2 + 2 e- (oksidim)Reaksioni i përgjithshëm 2 NaCl(shkrirë) elektrolizë 2 Na (shkrirë) + Cl2(g)Në katodë depozitohet natrium metalik, në anodë çlirohet klor i gaztë. ! Shënim:theksojmë se përftimi i metaleve në gjendje të pastër realizohet duke zhvilluar elektrolizën e kripërave të tyre në gjendje të shkrirë. RRYMA ELEKTRIKE DHE NDRYSHIMET KIMIKEElektroliza

