Page 23 - Demo
P. 23


                                    17Elektroliza e tretësirave ujore të kripëraveElektrolizës mund t’i nënshtrohen edhe tretësirat ujore të kripërave të tretshme, sepse jonet që ndodhen në to lëvizin lirisht. Megjithatë, rezultati mund të jetë i ndryshëm nga ai i përbërjeve të shkrira. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë produktet e elektrolizës së NaCl (të shkrirë dhe tretësirë ujore).Elektroliti Në katodë (2) përftohet... Në anodë (1) përftohet...NaCl e shkrirë natrium klorNaCl tretësirë ujore e përqendruar hidrogjen klorPërse ndodh ky ndryshim? Sepse vetë uji prodhon jone. Megjithëse uji është substancë molekulare, një pjesë shumë e vogël e molekulave të tij ndodhen në trajtë jonesh:disa molekula uji jone hidrogjen 1 jone hidroksid H2O(l) H1(uj) 1 OH2(uj)Duke qenë se edhe këto jone marrin pjesë në elektrolizë, produktet e përftuara nga elektroliza e tretësirave ujore të kripërave janë të ndryshme.Rregullat për elektrolizën e një tretësireNë katodë (2) përftohet metal ose hidrogjen.1. Sa më aktiv të jetë një element, aq më shumë “priret” të jetë në formë jonesh. Kështu, nëse një metal është më aktiv se hidrogjeni, jonet e tij qëndrojnë në tretësirë, ndërsa hidrogjeni çlirohet në formë flluskash. Përjashtim bëjnë: Zn, Fe, Ni, Sn dhe Pb, jonet e të cilëve shkarkohen para joneve H+.2. Kur një metal është më pak aktiv se hidrogjeni, në katodë shkarkohen jonet e metalit. Në anodë (1) përftohet një jometal i ndryshëm nga hidrogjeni.1. Nëse bëhet fjalë për një tretësirë të përqendruar që përmban halogjenure, (përbërje me jone Cl2, Br2 ose I2), përftohet klori, bromi ose jodi.2. Kur tretësira që përmban halogjenure është e holluar ose nuk ka halogjenure, përftohet oksigjeni.Vëreni në tabelën e mëposhtme dhe tregoni cilat nga rregullat e elektrolizës pasqyrohen.Elektroliti Në katodë (2) kemi...… Në anodë (1) kemi...tretësirë e përqendruar bromur kaliumi, KBr hidrogjen bromtretësirë e përqendruar nitrat argjendi, AgNO3 argjend oksigjenacid klorhidrik i përqendruar, HClhidrogjen(H1 është i vetmi jon i pranishëm pozitiv)klortretësirë e holluar klorur natriumi, NaCl hidrogjen oksigjenacid sulfurik i holluar, H2SO4 hidrogjen oksigjenNëse shohim me vëmendje dy shembujt e fundit në tabelë, vëmë re se është uji ai që shpërbëhet!P1. Cilat janë produktet e elektrolizës së një kripe në gjendje të shkrirë? Po në tretësirën ujore të saj? 2. Përcaktoni produktet e elektrolizës së kripërave të shkrira:a) klorur natriumi, NaCl; b) oksid alumini, Al2O3;c) fluorur kalciumi, CaF2; d) sulfur plumbi, PbS.3. Zhvillohet elektroliza e:a) tretësirës ujore të përqendruar të MgCl2;b) tretësirës ujore të përqendruar të HCl;c) tretësirës ujore të holluar të CuSO4.Përcaktoni produktet e elektrolizës.!aktiviteti në rritjeRenditja sipas aktivitetitkaliumnatriumkalciummagnezaluminzinkhekurplumbhidrogjenbakërargjendRRYMA ELEKTRIKE DHE NDRYSHIMET KIMIKE
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27