Page 27 - Demo
P. 27


                                    21Nga këto tri substanca kimike, klori është më i përdoruri. Në botë prodhohen rreth 50 milionë tonë klor çdo vit.p Të tria produktet që prodhohen nga elektroliza e tretësirës së klorurit të natriumit, duhet të transportohen me kujdes. Si mendoni, përse?Pp Një pjesë e hidrogjenit të prodhuar përdoret si karburant në vend të benzinës apo naftës.Përdorimi i produkteve të elektrolizësGjatë elektrolizës së tretësirës ujore të përqendruar të NaCl-së përftohen tre produkte:Klori Hidroksidi i natriumit Hidrogjeni1. Si përgatitet tretësira e klorurit të natriumit? 2. Shkruani me fjalë reaksionin për elektrolizën e kësaj tretësire.3. a) Vizatoni një skicë të elektrolizerit (për elektrolizën e tretësirës ujore të NaCl-së) b) Shkruani gjysmëbarazimet4. Për çfarë duhet membrana në elektrolizer?5. Elektroliza e tretësirës së klorurit të natriumit është një proces shumë i rëndësishëm.a) Shpjegoni përse.b) Jepni tri shembuj përdorimi për secilin prej produkteve.6. Imagjinoni sikur të kujdeseni që elektrolizeri të funksionojë mirë dhe të sigurojë prodhimin e substancave. Çfarë masash do të merrnit për të realizuar këtë.Tretësira e hidroksidit të natriumit (alkaline dhe gërryese)Hidroksidi i natriumit përdoret për të prodhuar: sapunë; detergjentë; fije viskoze (fije artificiale) dhe tekstile të tjera; letër; qeramikë (pllaka, tulla për furra etj.); ngjyrues; barna mjekësore.Klori, është gaz helmues me ngjyrë të verdhë në të gjelbërAi përdoret për të prodhuar: plastikën PVC (rreth 1/3 e prodhimit botëror të klorit përdoret për këtë qëllim); tretës për yndyrat dhe pastrimin kimik të veshjeve; barna mjekësore (një % e madhe e tyre përmban klor); herbicidet dhe pesticidet (shumica e tyre përmban klor); bojëra dhe ngjyrues; çngjyrues; klorur hidrogjeni dhe acid klorhidrik.Gjithashtu, klori përdoret si agjent sterilizues kundër baktereve në tubacionet e ujit dhe në pishina.Hidrogjeni, është gaz pa ngjyrë, pa erë dhe digjet lehtëAi përdoret për:  prodhimin e najlonit; prodhimin e peroksidit të hidrogjenit; ngurtësimin e vajrave bimore, me të cilat bëhet margarina. karburant.RRYMA ELEKTRIKE DHE NDRYSHIMET KIMIKE
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31