Page 29 - Demo
P. 29


                                    23p Sa më i pastër të jetë bakri, aq më mirë e përcjell rrymën elektrike. Bakri shumë i rafinuar përdoret për impiantet elektrike të makinave. Një makinë si kjo mund të ketë më shumë se një km tela bakri.p Rubinet çeliku i veshur me krom, që të duket i shndritshëm dhe plot shkëlqim. Kromi nuk ngjit mirë mbi çelik, prandaj çeliku galvanizohet në fillim me bakër ose me nikel, dhe më pas me krom.tretësirë nitrat argjendianodë argjendiibrik çeliku si katodëburim i rrymës elektrike+ –p Galvanizimi me argjend realizohet gjatë kalimit të rrymës elektrike në tretësirën ujore të kripës së tij.GalvanizimiGalvanizim quhet procesi i elektrolizës me anodë aktive, i cili përdoret për të veshur një metal me një metal tjetër, për qëllime dekorative, ose për të parandaluar gërryerjen. Për shembull, shumë pjesë prej çeliku të makinave janë të veshura me krom, po kështu edhe ambalazhimet prej çeliku të ushqimeve janë të veshura me kallaj. Ndërsa bizhuteritë e prodhuara me metale të lira shpesh vishen me argjend. Skema në të djathtë tregon se si vishet një ibrik çeliku me argjend. Ibriku përdoret si katodë, ndërsa anoda është prej argjendi. Elektroliti është tretësirë e një kripe të tretshme të argjendit, si për shembull nitrati i argjendit. Në anodë, atomet e argjendit japin elektrone dhe kalojnë në trajtë jonesh në tretësirë:Ag(ng) Ag 1(uj) 1 e2Në katodë ndodh shkarkimi i joneve të argjendit të tretësirës, të cilat duke marrë elektrone kthehen në atome të lira, që formojnë shtresën e argjendit mbi ibrik:Ag 1(uj) 1 e 2 Ag(ng)Kur shtresa e argjendit është e trashë sa duhet, ibriku hiqet nga galvanizimi.!PGalvanizimiNë përgjithësi, për të veshur një objekt me një metal X, veprohet sipas kësaj strukture:në katodë – objekti që do të vishetnë anodë – metali Xsi elektrolit – tretësirë e kripës së tretshme të X.1. Jonet e bakrit (II) janë blu. Kur tretësira e sulfatit të bakrit (II) përdoret për galvanizim, tretësira blu:a) e humbet ngjyrën kur përdoren elektroda karboni;b) e ruan ngjyrën kur përdoren elektroda bakri. Shpjegoni secilin proces.2. Në rast se doni të pastroni një metal me elektrolizë, do ta vendosni atë në rolin e anodës apo në rolin e katodës? Përse?3. Përshkruani procesin e rafinimit të bakrit.4. Çfarë kuptoni me termin galvanizim?5. Mjetet e kuzhinës (lugë, pirunë, thika) prej çeliku shpesh vishen me nikel. Përse?6. Nëse do të vishni një objekt prej çeliku me nikel:a) Cilin do të përdorni si anodë?b) Cilin do të përdorni si katodë?c) Propozoni një elektrolit të përshtatshëm për këtë rast.RRYMA ELEKTRIKE DHE NDRYSHIMET KIMIKE
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33