Page 30 - Demo
P. 30
24Kontrolli i kapitullit 2Pyetje dhe ushtrimeNjohuri të thelluara1. Kryhet elektroliza e bromurit të plumbit të shkrirë:+ –llambëbromur plumbi i shkrirëa) Llamba nuk ndizet derisa bromuri i plumbit të shkrihet. Pse?b) Çfarë do të shihet në anodë?c) Cili është emri i substancës së përftuar në pikën b.d) Çfarë do të përftohet në katodë?2. Gjashtë substanca nga A deri në F u tretën në ujë dhe u lidhën me radhë në qarkun e mëposhtëm.A-ja përfaqëson ampermetrin që përdoret për të matur rrymën. Tabela më poshtë tregon rezultatet.+ –tretësirëASubstanca Rryma(në amper)Në katodë (2)Në anodë (1)A 0,8 bakër klorB 1,0 hidrogjen klorC 0,0 - -D 0,8 hidrogjen klorE 1,2 hidrogjen oksigjenF 0,7 argjend oksigjena) Cila tretësirë përcjell më mirë?b) Cila prej tyre është tretësirë e një joelektroliti?c) Gjeni se cila tretësirë mund të jetë: i. nitrat argjendi; ii klorur bakri(II); iii; sheqer; iv. acid sulfurik i holluar.d) i. Dy nga tretësirat japin të njëjtat produkte në elektroda. Cilat janë këto tretësira? ii. Gjeni emrat e dy kripërave, nëse gjatë elektrolizës së tretësirave ujore të përqendruara të tyre përftohen të njëjtat produkte.Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: përkufizoni termat përcjellës dhe izolues; jepni shembuj të përdorimit të përcjellësve dhe të izoluesve; shpjegoni çfarë kuptoni me këta terma:elektrolizë, elektrolit, elektrodë,elektrodë inerte, anodë, katodë; shpjegoni përse një përbërje jonike duhet të jetë e shkrirë ose e tretur në ujë për të kryer elektrolizën; parashikoni çfarë do të përftohet në secilën elektrodë gjatë elektrolizës së një përbërjeje jonike të shkrirë; shpjegoni çfarë kuptojmë me termat halogjen dhe halogjenur; tregoni përse produktet e elektrolizës mund të jenë të ndryshme kur përbërja tretet në ujë, në vend që të shkrihet; përmendni rregullat e përgjithshme për produktet në anodë dhe në katodë në elektrolizën e një tretësire; përmendni produktin në secilën elektrodë për elektrolizën e këtyre tretësirave:– acid klorhidrik i përqendruar,– tretësirë e përqendruar klorur natriumi,– acid sulfurik i holluar; shpjegoni kuptimin e termit galvanizim; përshkruani si kryhet ai. parashikoni produktet e elektrolizës së tretësirave të holluara dhe të përqendruara të kripërave halogjenure; përshkruani reaksionet në elektroda për reaksionet që pamë në këtë kapitull dhe shkruani gjysmëbarazimet për reaksionet në katodë; përshkruani elektrolizën e tretësirës ujore të klorurit të natriumit, jepni emrat e tri produkteve që përftohen duke përmendur edhe disa përdorime të tyre; tregoni ndryshimet midis elektrolizës së tretësirës ujore të sulfatit të bakrit(II):– kur përdoren elektroda inerte (karboni ose platini);– kur përdoren elektroda bakri; përshkruani si zhvillohet procesi i elektrolizës për të rafinuar bakrin e papastër; shpjegoni përse është i rëndësishëm rafinimi.RRYMA ELEKTRIKE DHE NDRYSHIMET KIMIKE

