Page 31 - Demo
P. 31
25Njohuri të zgjeruara3. Nga procesi i elektrolizës përftohen gazet A dhe B.gazi Aanodë karbonikatodë karbonigazi Btretësirë e përqendruar klorur natriumiburim i energjisë elektrike+ –a) Pse një tretësirë ujore e përcjell rrymën elektrike?b) Identifikoni secilin gaz dhe përshkruani provën që do të kryenit për të vërtetuar identitetin e tij.c) Jepni emrin e një produkti të prodhuar nga: i. gazi A; ii. gazi B.d) i. Shkruani gjysmëbarazimet për të treguar si prodhohen këto dy gaze. ii. Reaksioni i përgjithshëm është reaksion redoks. Shpjegoni përse.e) Tretësira që mbetet pas elektrolizës do ta kthejë letrën e lakmusit në ngjyrë blu. i. Cili është emri i kësaj tretësire? ii. Përmendni një veti kimike të saj.4. a) Renditni jonet që gjenden në tretësirat e përqendruara të: i. klorur natriumit; ii. klorur bakrit(II).b) Shpjegoni pse dhe si lëvizin jonet gjatë elektrolizës së secilës tretësirë duke përdorur elektroda platini.c) Shkruani gjysmëbarazimin për reaksionin në: i. anodë; ii. katodë, gjatë elektrolizës së secilës tretësirë.d) Shpjegoni përse reaksionet në anodë janë të njëjta për të dyja tretësirat.e) i. Reaksionet në anodë do të jenë të ndryshme, nëse tretësirat hollohen shumë. Shpjegoni përse. ii. Shkruani gjysmëbarazimet për reaksionet e reja në anodë.f) Shpjegoni përse në katodë përftohet bakri dhe jo natriumi.g) Gjeni emrin e një tretësire tjetër, e cila gjatë elektrolizës do të japë të njëjtat produkte si tretësira e përqendruar e klorurit të natriumit.h) Cila tretësirë në a mund të jetë elektroliti në një eksperiment galvanizimi?5. Kloruri i litiumit i shkrirë përmban jone litiumi (Li1) dhe klorure (Cl2).a) Kopjojeni skemën e mëposhtme dhe përdorni shigjeta për të treguar në ç’drejtim: i. lëvizin jonet kur çelësi është i mbyllur; ii. rrjedhin elektronet në tela.+–+ ++ + + – –– jone klorur jone litiumiçelësb) i. Shkruani barazimet për reaksionet në secilën elektrodë dhe për reaksionin e përgjithshëm. ii. Përshkruani secilin reaksion duke përdorur termat reduktim, oksidim dhe redoks.6. Kjo pyetje lidhet me elektrolizën e tretësirës së holluar ujore të klorurit të litiumit.a) Jepni emrat dhe simbolet e joneve të pranishme.b) Tregoni çfarë do të formohet dhe shkruani gjysmëbarazimin për reaksionin: i. në anodë; ii. në katodë.c) Gjeni emrin e një përbërjeje tjetër, që do të jepte të njëjtat produkte në elektroda.d) Si do të ndryshojnë produktet nëse përdoret tretësira e përqendruar e klorurit të litiumit?7. Për të parë nëse një objekt hekuri mund të galvanizohet me krom, nevojitet një eksperiment.a) Propozoni një tretësirë që të përdoret si elektrolit.b) i. Vizatoni një skemë me shpjegime për aparatin që do të përdorej për këtë galvanizim. ii. Tregoni si do të “udhëtojnë” elektronet nga një elektrodë te tjetra.c) Shkruani gjysmëbarazimet për reaksionet në secilën elektrodë.d) Në cilën elektrodë ndodh oksidimi?e) Përqendrimi i tretësirës nuk ndryshon. Përse?8. Sulfati i nikelit(II) (NiSO4) është i gjelbër. Një tretësirë e kësaj kripe elektrolizohet duke përdorur elektroda nikeli.a) Shkruani gjysmëbarazimin për reaksionin në çdo elektrodë.b) Te cila elektrodë ndodh reduktimi? Jepni shpjegime.c) Çfarë ndodh me përmasat e anodës?d) Ngjyra e tretësirës nuk ndryshon gjatë elektrolizës. Shpjegoni përse.e) Propozoni një përdorim industrial për këtë elektrolizë.RRYMA ELEKTRIKE DHE NDRYSHIMET KIMIKE

