Page 32 - Demo
P. 32
263.1Deri tani kemi mësuar mjaft për metalet. Gjatë temave të këtij kapitulli do t’i trajtojmë edhe një herë ato, për të mësuar edhe më shumë për aktivitetin e tyre.Vendi i metaleve në sistemin periodikMetalet ndodhen në të majtë të vijës zigzage të sistemit periodik, në të cilin ka shumë më tepër metale se jometale. Le të kujtojmë vendndodhjen e disave prej tyre në sistemin periodik.Grupi I A – metalet alkaline (litium, natrium, kalium …)Grupi II A – metalet alkalinotokësore (berilium, magnez,kalcium …)Grupi III A- ky është vendi i aluminit, metali më i përhapur në koren e Tokës …Elementet kalimtare – janë të gjitha metale, shumica e të cilave janë metale të përdorimit të përditshëm, si: hekuri, bakri, zinku, argjendi, ari…Grupi VIIIAIIA IIIA IVA VA VIA VIIAmetaleelemente kalimtare jometaleIAVetitë fizike dhe kimike të metaleveMë poshtë janë dhënë vetitë e përgjithshme të metaleve. (Megjithatë, jo të gjitha metalet i kanë të gjitha këto veti.)1. Në përgjithësi metalet janë të forta (përjashtim bëjnë: metalet alkaline, alumini, bakri etj.).2. Ato përpunohen dhe farkëtohen pa u thyer në forma të ndryshme.3. Ato janë të petëzueshme: mund të kthehen në tela.4. Metalet janë kumbuese: bëjnë zhurmë kumbuese kur goditen.5. Ato shkëlqejnë kur u pastrohet sipërfaqja.6. Janë përcjellës të mirë të rrymës elektrike dhe të nxehtësisë.7. Ato kanë pika të larta shkrirjeje dhe vlimi. (Janë të gjitha të ngurta në temperaturë të zakonshme, me përjashtim të mërkurit.)8. Përgjithësisht metalet kanë dendësi të lartë: ato ndahen në metale të rënda dhe të lehta. (Shihni katrorin blu.)9. Metalet që ndodhen para hidrogjenit në radhën e aktivitetit, veprojnë me acidet e holluara dhe formojnë kripëra. Në këto reaksione prodhohet hidrogjen i gaztë.10. Ato veprojnë me oksigjenin dhe formojnë në përgjithësi okside bazike, të cilat asnjanësojnë acidet duke dhënë kripë dhe ujë.11. Metalet e grupeve I A, II A, III A, formojnë jone që e kanë ngarkesën (+). Numri që tregon ngarkesën e jonit përkon me numrin e grupit që shoqërohet me germën A, ndërsa elementet kalimtare formojnë jone me ngarkesa të ndryshme, për shembull Cu1 dhe Cu2 1.!p Për hedhjen e spirancës ndihmon edhe dendësia e hekurit.Çfarë është dendësia?Dendësia tregon se “sa të rënda” janë metalet.dendësia 5 masë (në gramë) vëllim (në cm3)Le të krahasojmë këto të dhëna:1 cm3 hekur, masa 7,86 gdendësia = 7,86/cm31 cm3 plumb, masa 11,34 g dendësia = 11,34 g/cm3 SJELLJA E METALEVEEdhe një herë për metalet

