Page 33 - Demo
P. 33
27p Ne, njerëzit, jemi mbi 96% jometale (kryesisht oksigjen, karbon, azot, hidrogjen), po përmbajmë edhe metale: kalcium, kalium, natrium, magnez, bakër, zink, hekur etj…p Kamionë në një minierë bakri në ShBA. Metalet kanë një rol të rëndësishëm në ekonomi. Në të gjithë botën, nga tregtia e metaleve përftohen mbi 2000 miliardë dollarë amerikanë në vit, ndërsa vetë industria e metaleve punëson rreth 70 milionë njerëz.Hekuri është i përpunueshëm dhe i fortë. Ai është i mirë për dyer të tilla, por ndryshket shpejt në ajër me lagështirë. Në dallim nga shumë metale të tjera, hekuri është magnetik. Ai shkrin në temperaturën 1530°C.Natriumi është aq i butë, sa mund të pritet me thikë. Ai pluskon në ujë dhe vepron menjëherë me të, duke formuar tretësirë. Shkrin që në 98°C.Ari është joaktiv. Ai është i përpunueshëm, i petëzueshëm dhe ka pamje tërheqëse. Ari është metal i rrallë, prandaj përdoret për stoli dhe objekte të çmuara. Shkrin në 1064°C.Metalet ndryshojnë midis tyreVetitë që pamë më lart, janë tipike për metalet, por vetë metalet ndryshojnë nga njëri-tjetri, d.m.th. jo të gjitha kanë veti të njëjta. Le të shohim metalet në figurat e mëposhtme.Nga tri metalet e mësipërme natriumi është më aktivi, ndërsa ari më pak aktivi. Në dy temat pasardhëse do të shohim reaksionet që mund të kryhen në laborator për të krahasuar aktivitetin e metaleve. P1. Metalet ndryshojnë nga njëri-tjetri. Përpiquni të jepni emrin e një metali (i cili nuk ndodhet në figurë), që nuk është:a) i fortë; b) i përpunueshëm në temperaturë të zakonshme.2. 10 cm3 alumin peshon 28 g. 10 cm3 kallaj peshon 74 g.a) Cili prej metaleve e ka dendësinë më të madhe:alumini apo kallaji?b) Sa herë më i rëndë është ai se metali tjetër?3. Jepni arsyet e përdorimit të:a) argjendit për stoli; b) bakrit për tela elektrikë.4. Për disa lloje përdorimi kërkohet një metal tepër kumbues. Jepni dy shembuj.5. Përpiquni të argumentoni përse:a) mërkuri përdoret në termometra;b) alumini përdoret për ambalazhimin e pijeve të ëmbla.SJELLJA E METALEVE

