Page 34 - Demo
P. 34


                                    283.2SJELLJA E METALEVEKrahasimi i aktivitetit të metaleveÇfarë do të thotë aktiv?Një metal aktiv ka prirje të fortë për të dhënë elektrone dhe për të formuar jone me shtresë elektronike të jashtme të qëndrueshme. Për këtë arsye metalet aktive hyjnë më shpejt në reaksione kimike. Le të shohim disa reaksione. 1. Reaksioni i metaleve me ujinnatriumujëkalciummineral i lagurspirale magnezi hidrogjeni që digjetujënxehtësi natriumujëkalciummineral i lagurspirale magnezi hidrogjeni që digjetujënxehtësi natriumujëkalciummineral i lagurspirale magnezi hidrogjeni që digjetujënxehtësi Natriumi vepron vrullshëm me ujin e ftohtë, duke lëvizur në mënyrë të çrregullt mbi sipërfaqen e ujit. Nga ky reaksion çlirohet hidrogjen i gaztë dhe përftohet tretësirë pa ngjyrë e hidroksidit të natriumit. Reaksioni ndërmjet kalciumit dhe ujit është më i ngadaltë. Hidrogjeni çlirohet në formë flluskash dhe përftohet tretësirë e turbullt e hidroksidit të kalciumit. Magnezi vepron shumë ngadalë me ujin e ftohtë, ndërsa kur nxehet vepron vrullshëm me avujt e ujit. Nga ky reaksion përftohen hidrogjen dhe oksid magnezi i ngurtë.Nga sjellja e tyre mund të themi se natriumi është më aktivi nga të tria metalet, ndërsa magnezi është më pak aktivi. Krahasoni barazimet për tri reaksionet e mëposhtme. Çfarë prirjesh vini re? 2Na(ng) 1 2H2O(l) 2NaOH(uj) 1 H2(g)Ca(ng) 1 2H2O(l) Ca(OH)2(uj) 1 H2(g)Mg(ng) 1 H2O(g) MgO(ng) 1 H2(g)Në tabelën e mëposhtme, përveç metaleve të mësipërme janë renditur edhe disa metale të tjera. Vëreni si ndryshon aktiviteti i tyre. Vini re shkallën e aktivitetit, bazuar në reaksionin me ujin. Siç e shihni, vetëm nga veprimi i tri metaleve të para përftohen hidrokside. Të tjerat, nëse ka reaksion, japin okside të patretshme. Metali Reaksioni Aktiviteti Produktikaliumi shumë i vrullshëm me ujë të ftohtë; merr flakëmë aktivi hidrogjen dhe tretësirë hidroksid kaliumi,KOHnatriumi i vrullshëm me ujë të ftohtë hidrogjen dhe tretësirë hidroksid natriumi,NaOHkalciumi më pak i vrullshëm me ujë të ftohtë hidrogjen dhe hidroksid kalciumi, Ca(OH)2,i cili është pak i tretshëmmagnezi shumë i ngadaltë me ujë të ftohtë, por i vrullshëm me avujt e ujithidrogjen dhe oksid magnezi i ngurtë, MgOzinku thuajse i ngadaltë me avujt e ujit hidrogjen dhe oksid zinku i ngurtë, ZnOhekuri i ngadaltë me avujt e ujit hidrogjen dhe oksid hekuri i ngurtë, Fe2O3bakriargjendiarinuk vepronnuk vepronnuk vepron më pak aktivi
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38