Page 35 - Demo
P. 35


                                    29SJELLJA E METALEVEMetali Reaksioni me acidin klorhidrik të holluar Shkalla e aktivitetitProduktimagnezi i vrullshëm më aktivi hidrogjen dhe tretësirë klorur magnezi, MgCl2zinku thuajse i ngadaltë hidrogjen dhe tretësirë klorur zinku, ZnCl2hekuri i ngadaltë hidrogjen dhe tretësirë klorur hekuri(II), FeCl2plumbi më i ngadaltë hidrogjen dhe tretësirë klorur plumbi(II), PbCl2bakriargjendiarinuk vepronnuk vepronnuk vepron më pak aktivi2. Reaksioni i metaleve me acidin klorhidrikËshtë e rrezikshme të hidhet natrium ose kalium në acid në kushte laboratorike, sepse reaksionet zhvillohen jashtëzakonisht shpejt, madje edhe me shpërthim. Ndërsa metalet e tjera mund të provohen pa frikë. Krahasoni bashkëveprimet e metaleve të mëposhtme me acidin klorhidrik të holluar:! Mbani mend:Oksidimi është dhënie elektronesh.Reduktimi është marrje elektronesh.p Magnezi zhvendos hidrogjenin nga acidi klorhidrik.Bazuar në tabelën e mësipërme shkruajmë reaksionet:Mg(ng) 1 2HCl(uj) MgCl2(uj) 1 H2(g)Zn(ng) 1 2HCl(uj) ZnCl2(uj) 1 H2(g)Pb(ng) 1 2HCl(uj) PbCl2(uj) 1 H2(g)Krahasoni aktivitetin e metaleve. Çfarë prirjesh vini re? Zhvendosja e hidrogjenit Kur një metal vepron me ujin ose me acidin klorhidrik të holluar, metali e nxjerr (zhvendos) hidrogjenin prej tyre dhe zë vendin e tij. Kjo tregon se metali është më aktiv se hidrogjeni. Metali shfaq prirje më të madhe për të formuar përbërje kimike. Megjithatë ka disa metale si bakri dhe argjendi, të cilët nuk veprojnë as me ujin, as me acidin. Në këtë mënyrë, këto metale janë më pak aktive se hidrogjeni.Reaksioni i zhvendosjes së hidrogjenit nga veprimi i një metali me ujë apo me një acid është një reaksion redoks. Kur magnezi vepron me acidin klorhidrik, atomet e tij japin elektrone. Jonet hidrogjen të acidit marrin elektrone. Gjysmëbarazimet janë si më poshtë:magnezi: Mg(ng) Mg21(uj) 1 2e2 (oksidim)jonet e hidrogjenit: 2H 1(uj) 1 2e 2 H2(g) (reduktim)P1. Shkruani barazimin për reaksionin e bashkëveprimit të kaliumit me ujin.2. Cili nga metalet është më aktiv:a) kaliumi apo natriumi;b) bakri apo zinku? Si do ta provonit?3. Cila përbërje e gaztë përftohet kur një metal aktiv vepron me ujin ose me një acid të holluar?4. Shpjegoni përse reaksioni i bashkëveprimit të hekurit me acidin klorhidrik është një reaksion redoks.
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39