Page 36 - Demo
P. 36


                                    303.3SJELLJA E METALEVEAktiviteti i metaleveMetalet dhe aktiviteti i tyreNga reaksionet e tyre me ujin dhe me acidin klorhidrik mësuam se metalet kanë shkallë të ndryshme aktiviteti. Le të shohim çfarë ndodh gjatë formimit të një përbërjeje kimike.1 Reduktimi i oksideve të metaleve me karbonBarazimi për reaksionin e bashkëveprimit të oksidit të plumbit(II) me karbon është: 2PbO(ng) 1 C(ng) 2Pb(ng) 1 CO2(g)oksid plumbi(II) 1 karbon plumb 1 dioksid karboniNga ky barazim shohim se karboni e ka reduktuar oksidin e plumbit(II) në plumb. Ky është një reaksion redoks.Karboni është më aktiv se disa metale. Ai i redukton oksidet e tyre në metal.2 Aftësia e metaleve për t’u lidhur me oksigjeninOksidi i magnezit përzihet me pluhurin e karbonit dhe nxehet.Nuk ndodh reaksion. Kjo tregon se magnezi është më aktiv se karboni.Nëse përzierja e oksidit të plumbit(II) me karbon nxehet, përftohet plumb dhe dioksid karboni (gaz). Nga kjo del se karboni është më aktiv se plumbi.Provohen edhe oksidet e metaleve të mësipërme. Rezulton se dy prej tyre janë më aktive se karboni, ndërsa tri të tjerat janë më pak aktive se karboni.oksid plumbi (II) + pluhur karbonikokrriza plumbitë shkrirënxehtësipoç porcelanioksid magnezi + pluhur karboni nxehtësioksid plumbi (II) + pluhur karbonikokrriza plumbitë shkrirënxehtësipoç porcelanioksid magnezi + pluhur karboni nxehtësikalciumialuminikarbonizinkuhekuribakrimë aktivë se karbonimë pak aktivë se karboniProvat tregojnë se hekuri, zinku dhe plumbi janë të gjithë më aktivë se bakri. Barazimi i reaksionit për hekurin është:Fe(ng) 1 CuO(ng) FeO(ng) 1 Cu(ng) hekur 1 oksid bakri(II) oksid hekuri(II) 1 bakërHekuri vepron si reduktues kur merr oksigjenin.Një metal redukton oksidin e një metali tjetër më pak aktiv. Reduktimi gjithmonë çliron nxehtësi, pra është reaksion ekzotermik.Nxehim pluhur hekuri me oksid bakri(II), CuO. A mund ta marrë hekuri oksigjenin nga oksidi i bakrit(II)?Reaksioni çliron nxehtësi që në momentet e para. Formohet oksidi i hekurit (II) dhe bakër i lirë. Hekuri është më aktiv se bakri. E njëjta gjë ndodhi edhe kur u krahasuan metale të tjera. Këtu, ato janë renditur sipas shkallës së aktivitetit.nxehtësi zink hekur plumb bakërMetali e merr oksigjenin nga oksidi i metalit që vjen poshtë tij. nxehtësiDisa metale e marrin oksigjenin jo vetëm kur ai është i lirë, por dhe nga përbërjet që e përmbajnë atë. Metali më aktiv e zëvendëson metalin më pak aktiv nga përbërjet e tij.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40