Page 38 - Demo
P. 38
323.4SJELLJA E METALEVERadha e aktivitetitRenditja e metaleve në radhën e aktivitetitBazuar në eksperimentet e temave të mëparshme, metalet renditen sipas aktivitetit në zbritje, krahasuar me hidrogjenin dhe karbonin si më poshtë.Radha e aktivitetitkaliumi, Knatriumi, Nakalciumi, Camagnezi, Mgalumini, Almë aktiviMetalet mbi vijën blu: karboni nuk mund të reduktojë oksidet e tyre.karbonizinku, Znhekuri, Feplumbi, PbMetalet mbi vijën e kuqe e zhvendosin hidrogjenin nga acidet.hidrogjenibakri, Cuargjendi, Agari, Au më pak aktiviaktiviteti në rritjeKjo renditje quhet ndryshe radha e aktivitetit.Në këtë listë (sigurisht që nuk është e plotë), jometalet karbon dhe hidrogjen janë përfshirë për krahasim. Ju mund të provoni t’i shtoni kësaj liste shumë metale të tjera, për shembull kallajin, nikelin dhe platinin, duke i renditur ashtu si duhet.Mbani mend1. Radha e aktivitetit është një listë, ku metalet janë të renditura në bazë të prirjes së tyre për të dhënë elektrone dhe për të formuar jone pozitive me shtresë elektronike të jashtme të qëndrueshme. Sa më e fortë të jetë kjo prirje, aq më aktiv është metali.2. Një metal aktiv zëvendëson një metal më pak aktiv nga oksidi dhe tretësira ujore e kripës së tij.3. Sa më aktiv të jetë metali, aq më të qëndrueshme janë përbërjet e tij. Ato nuk shpërbëhen lehtë.4. Sa më aktiv të jetë metali, aq më të vështirë e kemi për ta nxjerrë nga mineralet e tij, sepse ato janë përbërje të qëndrueshme. Për nxjerrjen e metaleve më aktive përdoret elektroliza, e cila është një metodë e fuqishme.5. Sa më pak aktiv të jetë metali, aq më e dobët është prirja për të formuar përbërje. Për këtë arsye, bakri, argjendi dhe ari gjenden si elemente në koren e Tokës. Metalet e tjera gjenden gjithmonë si përbërje.p Bakri përdoret në ndërtimin e çative, sepse është metal joaktiv. Megjithatë, me kalimin e kohës formon një shtresë karbonat bakri(II) me ngjyrë blu në të gjelbër.p Vendi që zë ky metal në radhën e aktivitetit mund t’ju thotë shumë për përdorimet e tij. Vetëm metalet joaktive përdoren për prodhimin e monedhave.Metalet për të cilat kemi pritur … ! Për shkak se nxjerrja nga xeherorët e tyre ka qenë më e lehtë, metalet më pak aktive janë njohur dhe përdorur qysh në fazat më të hershme të njerëzimit. Për shembull, bakri është përdorur gjerësisht që para 6000 vjetësh, hekuri para 3500 vjetësh. Ndërsa metalet më aktive, si natriumi dhe kaliumi, u zbuluan në vitet 1800, me shpikjen e elektrolizës.

