Page 39 - Demo
P. 39


                                    33SJELLJA E METALEVEKrahasimi i qëndrueshmërisë së përbërjeve të disa metaleveShumë përbërje shpërbëhen lehtë me nxehje. Pra, ato i nënshtrohen shpërbërjes termike.Megjithatë, metalet aktive kanë përbërje më të qëndrueshme. A mund të shpërbëhen lehtë ato? Le të krahasojmë disa përbërje të natriumit dhe të bakrit.Përbërja Veprimi i nxehtësisë në përbërjet e natriumit Veprimi i nxehtësisë në përbërjet e bakritkarbonat Përbërje e bardhë nuk ndryshon. Karbonati i bakrit me ngjyrë blu në të gjelbër shpërbëhet lehtë në oksid bakri(II) dhe dioksid karboni:CuCO3(ng) CuO(ng) 1 CO2(g)hidroksid Përbërje e bardhë nuk ndryshon. Përbërja blu e zbehtë e hidroksidit të bakrit shpërbëhet lehtë në oksid bakri(II) dhe ujë:Cu(OH)2(ng) CuO(ng) 1 H2O(l )nitrat Përbërje e bardhë shpërbëhet pjesërisht në nitrit dhe oksigjen:2NaNO3(ng) 2NaNO2(ng) 1 O2(g)nitrit natriumiPërbërja blu e nitratit të bakrit zbërthehet lehtë në oksid bakri(II), në dioksid azoti (gaz me ngjyrë kafe) dhe oksigjen:2Cu(NO3)2(ng) 2CuO(ng) 1 4NO2(g) 1 O2(g)p Guri gëlqeror (karbonat kalciumi) nxehet në furrën e gëlqeres për të prodhuar oksid kalciumi (quhet edhe gëlqere ose gëlqere e pashuar). Gëlqerja mund të përdoret për të lyer muret e ndërtesave ose e përzier me rërën për të prodhuar llaç për ndërtim.Siç e shohim, përbërjet e bakrit (metali më pak aktiv) shpërbëhen lehtë. E kundërta ndodh me përbërjet e natriumit, të cilat nuk shpërbëhen. Rregullat e përgjithshme të shpërbërjes termikeJa cilat janë: Sa më poshtë të ndodhet metali në radhën e aktivitetit, aq më lehtë shpërbëhen përbërjet e tij kur nxehen.  Karbonatet, me përjashtim të atyre të natriumit dhe të kaliumit, shpërbëhen në okside dhe në dioksid karboni. Hidroksidet, me përjashtim të atyre të natriumit dhe të kaliumit, shpërbëhen në okside dhe ujë. Nitratet, me përjashtim të atyre të natriumit dhe të kaliumit, shpërbëhen në okside, dioksid azoti dhe oksigjen. Nitratet e natriumit dhe kaliumit formojnë nitrite dhe oksigjen.P1. a) Renditni metalet sipas radhës së aktivitetit.b) Në krah të secilit prej tyre tregoni se ku ndodhet në sistemin periodik.c) Cilit grup në sistemin periodik i përkasin metalet më aktive?d) Në cilën zonë të tabelës ndodhen metalet më pak aktive?2. Përse magnezi nuk gjendet kurrë si element në natyrë?3. Ari është njohur dhe përdorur mijëra vjet më parë se alumini. Shpjegoni pse.4. Cili do të shpërbëhet më lehtë me nxehje: nitrati i magnezit apo nitrati i argjendit? Pse?5. Shkruani barazimin për shpërbërjen termike të nitratit të plumbit(II).
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43