Page 40 - Demo
P. 40


                                    343.5magnezTensioni i baterive të thjeshta (në V)zink2,71,10,470,310,32hekurplumbbakër0,78Aktiviteti rritet.SJELLJA E METALEVENjohja dhe përdorimi i prirjeve të metaleveNjerëzit i përdorin me mençuri prirjet e metaleve. Le të shohim disa shembuj.1. Procesi termik i riparimit të shinave hekurudhoreKy proces përdoret për të riparuar shinat dhe linjat e tramvajit. Pluhuri i aluminit dhe oksidi i hekurit(III) vendosen në një formë të posaçme mbi shinën e dëmtuar. Kur përzierja nxehet, ndodh një reaksion i vrullshëm: alumini e redukton oksidin e hekurit(III) në hekur të shkrirë. Hekuri futet nëpër të çarat dhe krisjet e shinës dhe aty ngurtësohet: Fe2O3(ng) 1 2Al(ng) 2Fe(l) 1 Al2O3(ng)2. Përdorimi i bakrit dhe i magnezit për prodhimin e baterisëDiagrami në të djathtë tregon një bateri të thjeshtë: dy pllaka metalike të zhytur në një elektrolit. Llamba e ndezur tregon se në qark kalon rrymë elektrike. Te pllaka e bakrit çlirohet hidrogjeni, ndërsa pllaka e magnezit tretet. Si mendoni, përse po ndodh kjo?a) Magnezi është më aktiv se bakri, pra ka prirje më të fortë për të formuar jone pozitive. Për këtë arsye, kur lidhet me pllakën e bakrit, ai jep elektrone dhe kalon në tretësirë si jon:Mg(ng) Mg21(uj) 1 2e2 (oksidim)b) Elektronet qarkullojnë si rrymë përgjatë telit drejt pllakës së bakrit. Llamba ndizet, sepse përmes saj kalon rrymë elektrike.c) Tretësira përmban jone Na1 dhe Cl2 të klorurit të natriumit dhe disa jone H1 dhe OH2 të ujit. Hidrogjeni është më pak aktiv se natriumi, prandaj jonet H1 marrin elektrone nga pllaka e bakrit:2H1(uj) 1 2e2 H2(g) (reduktim)Në sajë të prirjeve të metaleve ka ndodhur një reaksion redoks, gjatë të cilit çlirohet energji në formën e rrymës elektrike.Bateria e thjeshtë përbëhet nga dy metale të ndryshme, të zhytura në një elektrolit. Elektronet qarkullojnë nga metali më aktiv (i cili quhet pol negativ) drejt metalit më pak aktiv (poli pozitiv). – +pllakë magnezi (pllaka tretet) pllaka e bakritformohet hidrogjentretësira e klorurit të natriumitllambërrjedhë elektroneshVvoltmetërp Procesi i termitit, i përdorur për të ngjitur linjat e tramvajit.… Ndonjëherë, ! polet e një baterie quhen elektroda. Kujdes, mos i ngatërroni me shenjat e elektrodave tek elektroliza!3. Përdorimi i metaleve të tjera në bateritë e thjeshtaNë vend të bakrit dhe të magnezit, në një bateri të thjeshtë mund të përdorim edhe metale të tjera.Voltmetri mat “shtysën” ose tensionin që i bën elektronet të qarkullojnë. Ky grafik tregon tensionin për disa çifte metalesh. Për shembull, tensioni për çiftin bakër/magnez është 2,7 V, ndërsa për çiftin bakër/plumb është 0,47 V.Sa më të mëdha të jenë dallimet në aktivitetin e metaleve, aq më i lartë është tensioni i baterisë së krijuar prej tyre.Le të shohim si paraqiten vlerat e tensionit në grafik: 0,47 V për bakër/plumb, 0,31 për plumb/ hekur dhe 0,78 V (0,47 1 0,31) për bakër/hekur.
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44