Page 41 - Demo
P. 41
35SJELLJA E METALEVEq Shtresa e oksidit të aluminit e mbron shkallën prej alumini nga brejtja.4. Mbrojtja “sakrifikuese” e hekurit Hekuri përdoret në struktura të mëdha, si te sondat e naftës dhe tek anijet. Me kalimin e kohës ai vepron me oksigjenin dhe ujin duke formuar oksidin e hekurit(III) ose ndryshkun. Për të parandaluar ndryshkjen, hekuri mund të bashkohet me një metal më aktiv, si zinku ose magnezi. Për shembull, një bllok zink mund të saldohet në faqen e një anijeje. Zinku është më aktiv se hekuri, prandaj tretet:2Zn(ng) 2Zn21(uj) 1 4e2 (oksidim)Elektronet e lëshuara nga zinku i marrin atomet e oksigjenit dhe në prani të ujit zhvillohet ky reaksion:O2(g) 1 2H2O(l) 1 4e2 4OH2(uj) (reduktim)Barazimi i përgjithshëm për reaksionin është:2Zn(ng) 1 O2(g) 1 2H2O(l) 2Zn(OH)2(uj)Pra, zinku oksidohet në vend të hekurit. Kjo quhet mbrojtje sakrifikuese. Blloku i zinkut duhet të zëvendësohet përpara se të tretet plotësisht.5. Veshja me zink e hekurit (proces galvanizimi)Ekziston dhe një mënyrë tjetër e përdorimit të zinkut për të mbrojtur hekurin. Ai përdoret te çeliku, me të cilin ndërtohen karroceritë e makinave, si dhe në llamarinat e valëzuara për çatitë. Hekuri ose çeliku galvanizohen me zink. Veshja e hekurit për karroceritë e makinave, bëhet me anë të elektrolizës. Për çatitë, hekuri zhytet në vaska me zink të shkrirë. Veshja me zink e shmang kontaktin me ajrin dhe lagështirën. Edhe kur kjo veshje dëmtohet, zinku e mbron sërish hekurin me anë të mbrojtjes sakrifikuese.6. Disa të dhëna për aktivitetin e aluminitAlumini është më aktiv se hekuri, por mund të përdoret për antenat e televizorëve, për disqet e satelitëve dhe shkallët, pa asnjë mbrojtje. Pse? Sepse alumini mbron veten. Ai vepron shpejt me oksigjenin duke formuar një shtresë të hollë oksid alumini, aq të hollë, sa nuk mund ta shohim. Kjo shtresë ngjitet fort me metalin, duke vepruar si pengesë për oksidimin e mëtejshëm. Kështu, alumini sillet sikur të ishte joaktiv. (Më parë pamë se ai vepron vrullshëm me oksidin e hekurit(III) në procesin e termitit, por për këtë duhet pluhur alumini dhe një flakë shumë e nxehtë që të fillojë reaksioni.)p Këtu, blloqet e magnezit janë salduar në trupin e anijes për të parandaluar ndryshkjen e çelikut (aliazh i hekurit).P1. Një pllakë bakri dhe një pllakë hekuri zhyten në një elektrolit. Nëse lidhim një llambë ndërmjet tyre, ajo do të ndriçojë zbehtë.a) Përse qarkullon rrymë?b) Cila shërben si elektrodë pozitive: pllaka e bakrit apo ajo e hekurit?c) Përmendni emrat e dy metaleve që mund të përdoren në bateri, për të pasur ndriçim më të fuqishëm.2. a) Çeliku i makinave galvanizohet. Çfarë do të thotë kjo?b) Shpjegoni si mbrohet çeliku në këtë rast.3. Alumini është më aktiv se hekuri, megjithatë nuk është e nevojshme ta mbrojmë nga brejtja. Pse?4. a) Shkruani me fjalë reaksionin e procesit të termik të riparimit të shinave.b) Përpiquni të jepni dy arsye përse alumini merret në formë pluhuri për këtë reaksion.

