Page 42 - Demo
P. 42


                                    36Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1.a) Renditni metalet e tabelës së mësipërme sipas rendit rritës të dendësisë.b) i. Çfarë kuptoni me termin dendësi? ii. Një bllok metali e ka vëllimin 20 cm3 dhe masën 158 g. Cili është ky metal?c) Renditni metalet e mësipërme sipas shkallës së aktivitetit.d) i. Metali më aktiv në listë e ka dendësinë ......... ii. Metali më pak aktiv e ka dendësinë ......... iii. A ju duket se ka një lidhje midis dendësisë dhe aktivitetit? Nëse ka, cila është?e) Përdorimi i metaleve me dendësi të ulët për prodhimin e makinave kursen fonde në karburante dhe në riparimin e rrugëve. Shpjegoni përse.f) Në tabelën e mësipërme, cili nga metalet me dendësi të ulët është më i përshtatshmi për makinat? Përse? Jepni tri arsye.2. Metalet e mëposhtme janë renditur sipas shkallës së aktivitetit. natriumi (më aktivi) kalciumi magnezi alumini zinku hekuri plumbi bakri argjendi (më pak aktivi)a) Cili element ruhet në vajgur? b) Cili element mund të veprojë me ujin e ftohtë? c) Zgjidhni një metal që vepron me avujt e ujit, por jo me ujin e ftohtë. Vizatoni pajisjen e duhur për këtë reaksion. (Përshkruani se si do t’i prodhoni avujt e ujit.)Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: shpjegoni këta terma të përdorur për metalet:i përpunueshëm i petëzueshëmkumbues dendësi e lartë përcjellës jepni të paktën pesë veti fizike të metaleve; jepni tri veti kimike të metaleve; shpjegoni çfarë është një element aktiv; shpjegoni çfarë është radha e aktivitetit dhe renditni siç duhet metalet në të; përshkruani si veprojnë metalet e radhës së aktivitetit me:– ujin,– acidet e holluara,dhe shkruani me fjalë reaksionin (nëse ndodh); çfarë kuptoni me termin zhvendosje e hidrogjenit; shpjegoni përse hidrogjeni dhe karboni paraqiten shpesh në radhën e aktivitetit dhe tregoni se ku vendosen; parashikoni produktet kur karboni nxehet me oksidin e metalit poshtë tij në radhën e aktivitetit. shpjegoni pse aktiviteti i metalit lidhet me prirjen e tij për të formuar jone pozitive; parashikoni produktet kur:– një metal nxehet me oksidin e një metali më pak aktiv,– një metal vendoset në tretësirën e një përbërjeje të një metali më pak aktiv; shpjegoni se këto reaksione janë reaksione redoks; përkufizoni shpërbërjen termike; tregoni “rregullat” për veprimin e nxehtësisë te:– karbonatet e metaleve,– hidroksidet e metaleve,– nitratet e metaleve,dhe shkruani me fjalë reaksionin (nëse ndodh); shpjegoni çfarë janë bateritë e thjeshta dhe:– tregoni përse prodhohet rrymë;– parashikoni cili metal do të jetë poli pozitiv;– vendosni cilat çifte metalesh do të japin tensionin më të lartë dhe përse; shpjegoni çfarë janë, përse shërbejnë dhe jepni emrat e metaleve që përdoren për:– mbrojtje sakrifikuese;– galvanizim.Kontrolli i kapitullit 3Metali Dendësia në g/ cm3alumini 2,7kalciumi 1,6bakri 8,9ari 19,3hekuri 7,9plumbi 11,4magnezi 1,7natriumi 0,97SJELLJA E METALEVE
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46