Page 43 - Demo
P. 43


                                    37 d) i. Emërtoni gazin që çlirohet në reaksionet e pikave b dhe c. ii. Emërtoni një reaktant tjetër që vepron me shumë metale dhe çliron të njëjtin gaz.3. Për secilin përshkrim më poshtë, zgjidhni një metal që përputhet me të. Emërtoni metalin dhe më pas shkruani me fjalë reaksionin që ndodh.a) Një metal që zhvendos bakrin nga tretësira e sulfatit të bakrit(II).b) Një metal që vepron ngadalë me acidin klorhidrik të holluar.c) Një metal që pluskon në ujë dhe vepron vrullshëm me të.d) Një metal që vepron shpejt me avujt e ujit, por shumë ngadalë me ujin e ftohtë.4. Kujtoni që në radhën e aktivitetit, karboni mund të vendoset ndërmjet zinkut dhe aluminit.a) Cilat janë dy çiftet që do të veprojnë? i. karbon 1 oksid alumini; ii. karbon 1 oksid bakri(II);  iii. magnez 1 dioksid karboni.b) Shkruani me fjalë dy reaksionet dhe nënvizoni substancën që reduktohet.Njohuri të thelluara5. Kur pluhuri i magnezit hidhet në një tretësirë sulfat bakri(II) ndodh një reaksion zhvendosjeje dhe formohet bakri i ngurtë.sulfat bakri(II) bakërmagneza) Shkruani me fjalë reaksionin.b) Përse ndodh reaksioni i zhvendosjes?c) i. Shkruani gjysmëbarazimin për të treguar çfarë ndodh me atomet e magnezit. ii. Çfarë reaksioni është ky?d) i. Shkruani gjysmëbarazimin për të treguar çfarë ndodh me jonet e bakrit. ii. Ç’lloj reaksioni është ky? iii.Cili metal shfaq prirje më të madhe për të formuar jone pozitive?e) i. Shkruani barazimin jonik për reaksionin e zhvendosjes, duke mbledhur gjysmëbarazimet. ii. Ç’lloj reaksioni është ky?f) Përdorni radhën e aktivitetit të metaleve për të vendosur nëse veprojnë me njëri2tjetrin: i. hekur 1 tretësirë sulfat bakri(II) ii. argjend 1 tretësirë nitrat kalciumi iii. zink 1 tretësirë nitrat plumbi(II) g) Për ato që veprojnë: i. përshkruani çfarë do të vini re; ii. shkruani barazimet jonike për reaksionet.6. Kur magnezi dhe oksidi i bakrit(II) nxehen bashkë, ndodh reaksioni redoks:Mg(ng) 1 CuO(ng) MgO(ng) 1 Cu(ng)a) Çfarë kuptimi ka termi redoks?b) Për reaksionin e mësipërm, emërtoni:i. elementin reduktues; ii) elementin oksidues.c) Përshkruani transferimin e elektroneve në reaksion.d) Shpjegoni sa më hollësisht përse nuk ndodh reaksioni i zhdrejtë.e) i. Emërtoni një metal që mund ta marrë oksigjenin nga oksidi i magnezit. ii. A merr apo jep elektrone më lehtë se magnezi ky metal?7. Kur përbërja me ngjyrë blu të zbehtë e hidroksidit të bakrit(II) nxehet, ndodh shpërbërja termike dhe çlirohen avuj uji.a) i. Çfarë kuptoni me termin shpërbërje termike? ii. Shkruani barazimin kimik për reaksionin. iii. Si ndryshon ngjyra?b) Përmendni emrin e hidroksidit që nuk shpërbëhet kur nxehet.c) Gjatë një eksperimenti u nxehën veç e veç nitrati i bakrit dhe nitrati i natriumit. i. Cili gaz çlirohet në të dyja eksperimentet? ii. Njëri nga nitratet çliron edhe dioksid azoti, një gaz ngjyrë kafe. Cili prej tyre e çliron këtë gaz? iii. Shkruani barazimin për këtë reaksion.d) Lidhni vëzhgimet në pikën c me vendet e bakrit dhe të natriumit në radhën e aktivitetit.8.Shihni tri bateritë më sipër.a) Si mund ta zbuloni pse tri metalet e panjohura janë më aktive se bakri?b) Renditni metalet duke filluar nga ato më aktive.c) Ç’vlerë tensioni do të përftohet në bateri duke përdorur: i. metalet A dhe B; ii. metalet B dhe C? Përdorni grafikun në temën 3.5.d) Për secilën bateri në pikën c, tregoni cili nga metalet është poli negativ.9. Në bateritë e thjeshta, reaksionet kimike prodhojnë rrymë elektrike.a) Në cilën pajisje tjetër prodhohet rrymë elektrike gjatë reaksioneve kimike?b) Cili është dallimi kryesor midis kësaj pajisjeje dhe një baterie të thjeshtë?– +acid bakër0,8 V– +acid bakër0,15 V– +acid bakër2,6 VmetaliAmetali BmetaliCSJELLJA E METALEVE
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47