Page 44 - Demo
P. 44


                                    384.1PËRDORIMI I METALEVEMetalet në koren e TokësPërbërja e kores së TokësShumica e metaleve nxirren nga korja e Tokës, e cila është shtresa e saj e jashtme dhe e fortë, ndërsa disa metale nxirren nga deti. Korja është e formuar kryesisht nga kripëra minerale (xeherorë), por në të ndodhen edhe disa elemente në gjendje të lirë, si: argjendi, mërkuri, platini dhe ari, sepse janë elemente joaktive. Nëse do ta zbërthenim koren e Tokës në elemente, do të zbulonim se thuajse gjysma është oksigjen. Le të shohim më poshtë si paraqitet përbërja e saj.Ja çfarë vëmë re në diagramin e mësipërm: Dy jometale, oksigjeni dhe silici, përbëjnë thuajse tre të katërtat e kores së Tokës. Ato gjenden së bashku në formën e silicës ose rërës. Oksigjeni gjendet edhe në përbërje të tjera, si oksid hekuri(III), oksid alumini dhe karbonat kalciumi etj. Vetëm gjashtë metale, nga alumini te kaliumi në diagramin rrethor, përbëjnë mbi një të katërtën e kores tokësore. Ndër ta, alumini gjendet më me shumicë, pas tij vjen hekuri. Të gjashta këto metale gjenden si përbërje kimike, sepse janë aktive.të gjitha metalet dhe jometalet e tjera, 2%kalium 1,5%natrium 2,5%magnez 3%kalcium 5%hekur 6%alumin 8%silic 27%(mbi çerekun)oksigjen 45% (afërsisht gjysma)p Metalet e lehta, si alumini dhe titani, janë përdorur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, i cili ndodhet 360 km sipër nesh.p Ne përdorim nëntë herë më shumë hekur se të gjitha metalet e tjera të marra së bashku.Të rralla dhe të çmuara …Të gjitha metalet e tjera përbëjnë së bashku më pak se 2% të kores së Tokës. Shumë prej tyre, përfshirë plumbin, zinkun dhe bakrin, quhen metale të rralla. Ari, argjendi, platini dhe palladi quhen metale të çmuara sepse janë të rralla, të shtrenjta dhe shpesh ruhen si mjete monetare rezervë (në Bankë). Industria e makinave përdor shumë metale. Makinat përbëhen kryesisht nga çeliku dhe alumini, mbi 5%. Bazuar në këtë çeliku vishet me zink, ndërsa parakolpet me nikel e me krom. Pjesët elektrike bëhen me bakër, për baterinë përdoret plumbi, ndërsa pajisjet moderne të shkarkimit përmbajnë pallad, platin dhe rodium si katalizatorë. q Metale mbi rrota.
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48