Page 45 - Demo
P. 45


                                    39PËRDORIMI I METALEVEXeherorët e metaleveShkëmbinjtë në koren e Tokës përmbajnë kryesisht sasi të mëdha kripërash minerale (përbërje kimike të metaleve), prandaj për të përftuar metalet mjafton të nxjerrim nga nëntoka dhe t’i përpunojmë kripërat e tyre. Shkëmbinjtë nga të cilët nxirren metalet, quhen xeherorë. Le të shohim shembujt e mëposhtëm.Kjo është një copë kripë guri, xeherori kryesor i natriumit. Përbëhet kryesisht nga kloruri i natriumit.Kjo është një copë boksidi, xeherori kryesor i aluminit. Përbëhet kryesisht nga oksidi i aluminit.Meqenëse ari është joaktiv, gjendet i pastër (i pakombinuar). Kjo mostër është ar pothuajse i pastër.p Gropa më e madhe e hapur nga njeriu: miniera e bakrit në kanionin Bingam në Utah, ShBA. Gërmimet për hapjen e saj nisën në vitin 1906 dhe sot është mbi 1 km e thellë dhe 4 km e gjerë.Pro apo kundër minierave?Para se të fillojë gërmimet për xeherorë, një shoqëri minerare duhet të përllogaritë paraprakisht përfitimet dhe shpenzimet ekonomike që do të ketë nga i gjithë procesi i nxjerrjes së mineraleve. Ajo duhet ta nisë këtë përllogaritje duke u bazuar në këto pyetje:1. Sa xeherorë mund të ketë në pjesën ku do të bëhen gërmime?2. Sa do të jetë sasia e metalit që do të nxirret nga xeherorët?3. A parashikohen vështirësi apo probleme të veçanta në nxjerrjen e xeherorëve?4. Sa do të kushtojnë gërmimet për xeherorët dhe nxjerrja e metalit prej tyre? (Në shpenzime përfshihen: rrugët, ndërtesat, pajisjet e minierës, fabrika e nxjerrjes, transporti, karburanti, kimikatet dhe pagat.)5. Me çfarë çmimi do të mund ta shesë metalin?6. A do të sjellë përfitim ekonomik vazhdimi i gërmimeve në minierë për një kohë të gjatë?Përgjigjet e këtyre pyetjeve ndryshojnë nga viti në vit. Për shembull, nëse çmimi i shitjes së metalit rritet, edhe nxjerrja e një xeherori me cilësi të ulët ose të varfër mund të jetë efikase. Vendasit e zonave ku bëhen gërmime mund të shqetësohen për ndotjen e ajrit dhe të lumenjve. Për këtë, ata mund të dalin kundër hapjes së një miniere të re. Nga ana tjetër, mund të shfrytëzojnë mundësitë e punësimit që sjell hapja e minierës. P1. Cili është elementi kryesor që gjendet në koren e Tokës?2. Cili është metali më i zakonshëm në koren e Tokës? Po i dyti pas tij?3. Ari ndodhet në gjendje të lirë në koren e Tokës. Shpjegoni pse.4. A është e vërtetë se metalet më aktive gjenden me shumicë në koren e Tokës?5. Disa metale quhen të çmuara. Pse? Përmendni katër të tilla.6. Një metal përdoret më shumë se gjithë të tjerat të marra së bashku. Cili është ai? Përse është kaq i përdorshëm?7. Çfarë është xeherori i një metali?8. Përmendni xeherorin kryesor të: a) natriumit; b) aluminit. Cila është përbërja kryesore e secilit xeheror?
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49