Page 46 - Demo
P. 46


                                    404.2PËRDORIMI I METALEVENxjerrja e metaleve nga xeherorët! Nxjerrja e metaleve Çdo metodë industriale që përdoret për të nxjerrë një metal nga xeherori i tij bazohet në vetitë (aktivitetin) e metalit. Metalet më pak aktive, si argjendi dhe ari, gjenden në xeherorët e tyre si elemente, prandaj për t’i nxjerrë ato mjafton të bëhet ndarja e metalit nga rëra dhe nga papastërtitë e tjera, njësoj si të heqësh gurët nga toka. Pra, nuk është e nevojshme të ndodhin reaksione kimike. Në përgjithësi xeherorët e të gjitha metaleve të tjera i përmbajnë metalet si përbërje kimike. Për të nxjerrë metalin duhet që përbërjet e tij të reduktohen:përbërja e metalit reduktim metal Përbërjet e metaleve më aktive janë shumë të qëndrueshme dhe për t’i nxjerrë metalet prej tyre përdoret elektroliza. Ajo është e kushtueshme, sepse për kryerjen e saj nevojitet mjaft energji elektrike. Përbërjet e metaleve më pak aktive janë më pak të qëndrueshme dhe mund të reduktohen në metal me anë të reaksioneve kimike.Nxjerrja e metaleve dhe radha e aktivitetitSiç e shohim edhe në tabelën e mëposhtme, metoda e nxjerrjes është e lidhur ngushtë me radhën e aktivitetit të metaleve. Si element referimi është marrë karboni.Përdorimi i karbonit në nxjerrjen e metaleveKemi mësuar se karboni vepron me oksidet e metaleve më pak aktive se ai, duke i reduktuar ato në metal. Për fat të mirë, shumë xeherorë janë okside ose përbërje kimike që kthehen lehtë në okside. Tabela tregon se karboni mund të përdoret për të nxjerrë zinkun, hekurin dhe plumbin. Ai përdoret në formën e koksit (prodhohet nga qymyrguri), i cili nxehet me oksidin e metalit në një furrë. Gjatë procesit, karboni mund të veprojë me një sasi të kufizuar oksigjeni, duke na dhënë oksidin e karbonit. Në këtë rast, oksidi i karbonit redukton oksidin e metalit.Metali Metoda e nxjerrjes nga xeherorikaliumnatriumkalciummagnezaluminkarbonzinkhekurplumbargjendarelektrolizanxehje me karbon ose oksid karbonipërftohen natyrshëm si elemente, pa pasur nevojë për reaksione kimikemetale më aktivexeherorë më të vështirë për t’u shpërbërëmetodë e fuqishme e nxjerrjes së metalevemetodë shumë e kushtueshmep Për përftimin e arit nuk nevojitet asnjë reduktim.Reduktimi i xeherorëve të metaleveMbani mend: Reduktimin mund ta përkufizoni si: humbje oksigjeniFe2O3 Fe ose si marrje elektroneshFe31 1 3e 2 FePra, në të dyja mënyrat xeherori reduktohet në metal.
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50