Page 47 - Demo
P. 47
41Shembuj të tjerë të nxjerrjes së metaleve nga xeherorët1. Xeheror hekuri: Ky xeheror përmban kryesisht oksid hekuri(III) dhe reduktohet si më poshtë:Fe2 O3(ng) 1 3CO(g) 2Fe(l) 1 3CO2(g)oksid hekuri(III) 1 oksid karboni hekur 1 dioksid karboni2. Xeheror alumini: Ky xeheror përmban kryesisht oksid alumini. Alumini është më aktiv se karboni, prandaj nxjerrja e tij realizohet me anë të elektrolizës: 2Al2O3(l) elektrolizë 4Al(l) 1 3O2(g)oksid alumini elektrolizë alumin 1 oksigjen3. Xeheror zinku: Ky xeheror (blendë) përmban kryesisht sulfur zinku, ZnS. Nga “kaurdisja” e tij në ajër të bollshëm përftohet oksidi i zinkut dhe dioksidi i squfurit: 2ZnS(ng) 1 3O2(g) 2ZnO(ng) 1 2SO2(g)sulfur zinku 1 oksigjen oksid zinku 1 dioksid squfuriMë pas, oksidi reduktohet në njërën nga këto mënyra:i. Duke përdorur oksid karboni me anë të pjekjes në furrë: oksid zinku 1 oksid karboni zink 1 dioksid karboni ZnO(ng) 1 CO(g) Zn(ng) 1 CO2(g) Përzierja përfundimtare përmban zink dhe skorie. Zinku ndahet me distilim të thyesuar (vlon në 907°C). ii Me anë të elektrolizës. Për të kryer këtë proces, përbërja duhet të jetë e shkrirë ose në formë tretësire, por oksidi i zinkut ka pikë shkrirjeje shumë të lartë (1975°C) dhe është i patretshëm në ujë. Për këtë arsye, ai tretet në acid sulfurik të holluar. Oksidi i zinkut është oksid bazik, prandaj asnjanëson acidin, duke dhënë një tretësirë të sulfatit të zinkut. Kjo tretësirë i nënshtrohet elektrolizës dhe zinku shkarkohet në katodë:Zn21(uj) 1 2e2 elektrolizë Zn(ng) (reduktim)Zinku hiqet nga katoda, shkrihet dhe futet në kallëpe për të përgatitur shufra zinku. Në fakt, pjesa më e madhe e zinkut nxirret me elektrolizë, sepse me anë të kësaj metode përftohet zink me pastërti të lartë. Blenda përmban gjithashtu pak kadmium dhe plumb në formë papastërtie. Pas nxjerrjes, edhe këto metale tregtohen.PËRDORIMI I METALEVE!P1. Përse nuk është i nevojshëm reaksioni kimik për të nxjerrë ar?2. Nxjerrja e plumbit realizohet me anë të nxehjes së oksidit të tij me karbon:oksid plumbi 1 karbon plumb 1 oksid karboni.a) Përse për këtë reaksion përdoret karboni?b) Një substancë reduktohet. Cila?c) Cila substancë shkakton reduktimin?3. Reaksioni në pyetjen 2 është reaksion redoks. Pse?4. Natriumi nxirret nga kripa e gurit (klorur natriumi).a) Ai nxirret me anë të elektrolizës. Shpjegoni përse.b) Shkruani gjysmëbarazimet dhe barazimin e përgjithshëm të elektrolizës.5. Blenda është xeheror i zinkut. Ajo përbëhet kryesisht nga ….6. Përshkruani nxjerrjen e zinkut me anë të elektrolizës.p Pas nxjerrjes, një pjesë e aluminit mbështillet në këtë formë dhe është gati për t’u tregtuar.p Kovë hekuri e galvanizuar me zink.Metali i zinkut përdoret: për të galvanizuar hekurin – e vesh për të parandaluar ndryshkjen; në mbrojtjen sakrifikuese të strukturave prej hekuri; për të prodhuar aliazhe, si tunxhi dhe bronzi; në prodhimin e baterive.

