Page 48 - Demo
P. 48


                                    424.3PËRDORIMI I METALEVENxjerrja e hekuritFurrnaltaNë këtë diagram është paraqitur një furrnaltë, e cila përdoret për nxjerrjen e hekurit nga xeherorët e tij. Ajo është një furrë në formën e një oxhaku, afërsisht 30 metra e lartë, me mure të trasha rreth 1 m, të veshura me tulla zjarrduruese nga brenda dhe llamarinë çeliku nga jashtë.formohet hekuri dhe rrjedh në fund (4000C)serbator për hedhjen e ngarkesës këtu hidhet ngarkesa e re gazet e shkarkimit dalingazet e shkarkuara dalin (përdoren për ajrin e nxehtë)fryhet ajri i nxehtë fryhet ajri i nxehtëskorie e shkrirëvrimë shkarkimivrimë shkarkimiformohet monoksid karboni dhe ngrihet lart (8000C)formohet dioksid karboni dhe ngrihet lart (14000C)hekur i shkrirëXeherori i hekurit i larë dhe i pastruar nga dherat, grimcohet në kokrriza 3-4 mm. Më pas ai përzihet me qymyr koks, gur gëlqeror apo rërë (sipas natyrës së xeherorit). Kjo përzierje (e quajtur ngarkesë) hidhet nga maja e furrnaltës. Nga pjesa e poshtme futet rrymë ajri e nxehtë. Pas një sërë reaksionesh, hekuri i shkrirë tret një sasi karboni dhe bie në fund të furrës.Ngarkesa përmban tre përbërës:1. Xeheror hekuri. Xeherori kryesor i hekurit quhet hematit. Ai është kryesisht oksid hekuri(III), Fe2O3, i përzier me rërë dhe me disa përbërje të tjera.2. Gur gëlqeror, i cili është i përbërë kryesisht nga karbonati i kalciumit, CaCO3.3. Koks, i cili prodhohet nga qymyrguri dhe është karbon thuajse i pastër.p Furrnaltat punojnë 24 orë në ditë.p Minierë hematiti
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52