Page 49 - Demo
P. 49


                                    43PËRDORIMI I METALEVEP1. Shkruani reaksionet prej të cilave përftohet giza.2. Pse përdoret “rryma e ajrit të nxehtë” në furrnaltë?3. Emërtoni gazet që shkarkohen nga furrnalta.4. Karbonati i kalciumit në furrnaltë ndihmon në pastrimin e hekurit. Shpjegoni me anë të barazimit kimik si realizohet kjo.5. Skoriet dhe gazet që shkarkohen janë të dobishme. Përse?Reaksionet në furrnaltëReaksionet, produktet dhe gazet ndotëse KomenteFaza 1: Koksi digjet duke çliruar nxehtësi.Rryma e ajrit të nxehtë fillon të djegë koksin, i cili vepron me oksigjenin e ajrit duke dhënë dioksid karboni: C(ng) 1 O2(g) CO2(g)karbon 1 oksigjen dioksid karboniSi çdo djegie tjetër, edhe ky është një reaksion redoks.Karboni oksidohet në dioksid karboni.Rryma e ajrit siguron oksigjenin që duhet për reaksionin.Reaksioni është ekzotermik, sepse çliron nxehtësi që ndihmon furrën të nxehet.Faza 2: Prodhohet oksidi i karbonit.Dioksidi i karbonit vepron me koksin (që ndodhet me tepricë) në këtë mënyrë: C(ng) 1 CO2(g) 2CO(g)karbon 1 dioksid karboni oksid karboniNë këtë reaksion redoks, reduktimi i oksidit të hekurit(III) në hekur kryhet nga oksidi i karbonit.Vetë oksidi i karbonit oksidohet në dioksid karboni.Faza 3: Reduktohet oksidi i hekurit(III). Pikërisht këtu fillon nxjerrja. Oksidi i karbonit vepron me xeherorin e hekurit duke prodhuar hekur të lëngët: Fe2O3(ng) 1 3CO(g) 2Fe(l) 1 3CO2(g)oksid hekuri(III) 1 oksid karboni hekur 1 dioksid karboniHekuri rrjedh dhe mblidhet në fund të furrës. Ai tret karbonin dhe formon gizën.Në këtë reaksion redoks, reduktimi i oksidit të hekurit(III) në hekur kryhet nga oksidi i karbonit.Vetë oksidi i karbonit oksidohet në dioksid karboni.Përse përdoret guri i gëlqeres?Guri i gëlqeres zbërthehet nga nxehtësia e furrës:CaCO3 CaO(ng) 1 CO2(g)Oksidi i kalciumit që përftohet, vepron me rërën, e cila përbëhet kryesisht nga dioksidi i silicit ose silica: CaO(ng) 1 SiO2(ng) CaSiO3(ng)oksid kalciumi 1 dioksid silici silikat kalciumiSilikati i kalciumit krijon skorie, e cila shkon në fund të furrës dhe noton në hekurin e lëngët.Qëllimi i këtij reaksioni është të prodhohet oksidi i kalciumit, i cili do të largojë rërën që gjendet në xeheror. Oksidi i kalciumit është oksid bazik. Silica është oksid acid.Silikati i kalciumit është kripë. Skoria e shkrirë nxirret jashtë dhe kur ngurtësohet, përdoret kryesisht për ndërtimin e rrugëve.Gazet e djegies: gazet e nxehta dioksid karboni dhe azot dalin nga maja e furrnaltës. Nxehtësia e çliruar prej tyre transferohet për të nxehur rrymën e ajrit që hyn në furrnaltë.Dioksidi i karbonit vjen nga reaksioni në fazën 3.Azoti vjen nga rryma e ajrit. Ai nuk ka marrë pjesë në reaksione, prandaj nuk ndryshon.Hekuri që përmban të tretur një sasi karboni quhet gizë, e cila del nga furrnalta. Ajo përmban papastërti si karboni dhe rëra.Një pjesë e saj derdhet në kallëpe për t’u përdorur. Giza është lëndë e fortë, por e brishtë për shkak të përmbajtjes së lartë të karbonit, prandaj përdoret në prodhimin e bombolave që mbushen me gaz të lëngshëm dhe për prodhimin e kapakëve të pusetave. Pjesa më e madhe e hekurit kthehet në çelik. Në vijim do të mësojmë më shumë rreth kësaj çështjeje. Kapaku i kësaj pusete është prej gize.
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53