Page 5 - Demo
P. 5


                                    iiiHyrjeLibri i nxënësit “Kimia 10-11”, është hartuar në përputhje me kurrikulën e fushës së shkencave të natyrës dhe me programin e lëndës së kimisë, shkalla V. Rreth përmbajtjes së libritNë tabelën e mëposhtme paraqitet shkurtimisht mënyra e organizimit të njohurive të këtij libri. Në fund të librit janë vendosur përgjigjet e pyetjeve të rubrikës së ushtrimeve të çdo teme mësimore dhe shpjegimet e termave kyç. Rreth temave të çdo kapitulliÇdo kapitull ndahet në tema dyfaqëshe. Në krah të përmbajtjes mësimore janë theksuar me ngjyrë blu përkufizime, shembuj njehsimesh, përmbledhje njohurish, paraqitje të formulave kimike të përbërjeve etj. Njohuritë bazëNë këtë nivel përfshihen njohuritë më të domosdoshme që duhet të marrë nxënësi/ja gjatë studimit të kësaj lënde.Material shtesëFaqet me këtë ngjyrë përmbajnë lexime interesante në lidhje me disa nga temat mësimore. Njohuri të thelluaraNë këtë nivel trajtohen çështje mësimore, të cilat thellojnë njohuritë që duhet të marrë nxënësi/ja gjatë studimit të tekstit mësimor. Me anë të këtyre njohurive synohet zhvillimi i llojeve të ndryshme të kompetencave. Kontrollet e kapitujveNë fund të çdo kapitulli janë dhënë mjaft pyetje dhe ushtrime, të cilat ndikojnë në përvetësimin e materialit mësimor (të nxënit) nga ana e nxënësve. Organizimi i temave mësimorePër lehtësi studimi dhe për një përvetësim sa më të mirë të njohurive në fushën e kimisë, çdo temë mësimore është organizuar në dy faqe.Ashtu siç e thamë edhe më lart, në brendësi të secilës temë janë dhënë variacione njohurish (në formën e rubrikave), të cilat nxitin të menduarit krijues dhe të nxënit.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10