Page 50 - Demo
P. 50
444.4Xeherori i aluminit dhe përpunimi i tijAlumini është metali që gjendet më me shumicë në koren e Tokës. Xeherori kryesor i tij është boksidi, që përbëhet kryesisht nga oksidi i aluminit i përzier me papastërti, si rërë dhe oksid hekuri. Papastërtitë i japin atij ngjyrën e kuqërremtë. Le të shohim hapat që ndiqen për përftimin e aluminit.PËRDORIMI I METALEVENxjerrja e aluminit1. Si fillim, gjeologët analizojnë shkëmbinjtë dhe diskutojnë rezultatet për të gjetur sa boksid ka në ta. Nëse rezultatet janë të kënaqshme, fillojnë gërmimet.2. Boksidi ka ngjyrë të kuqërremtë. Ai gjendet kryesisht afër sipërfaqes së tokës. Gërmimet për nxjerrjen e tij janë më të lehta në zona të tilla.3. Xeherori i aluminit dërgohet në një fabrikë boksidi, ku bëhet ndarja e tij nga papastërtitë. Si rezultat përftohet oksidi i aluminit me ngjyrë të bardhë ose alumina. 4. Më pas, alumina i nënshtrohet elektrolizës për nxjerrjen e aluminit. Procesi kërkon mjaft energji dhe kostoja e tij është e lartë.5. Alumini prodhohet në formë fletësh ose blloqesh dhe ka përdorim përdorim të gjerë në mjaft degë të industrisë. 6. Alumini përdoret për ambalazhimin e pijeve të ndryshme dhe të ushqimeve; për prodhimin e fletëve që përdoren në kuzhinë; për prodhimin e biçikletave, antenave, kabllove elektrike, si dhe në ndërtimin e anijeve, trenave dhe avionëve.ElektrolizaElektroliza kryhet në vaska të mëdha çeliku (shihni në faqen tjetër). Vaska është e veshur me karbon, i cili shërben si katodë (2). Blloqe të mëdha karboni varen në mes të vaskës dhe shërbejnë si anodë (1). Alumina shkrin në 2045°C, por është e pamundur që vaska të mbahet në këtë temperaturë. Për këtë arsye, alumina tretet në kriolit të shkrirë, ose në fluorur natriumi e alumini, i cili ka pikë shkrirjeje shumë më të ulët.

