Page 51 - Demo
P. 51


                                    45PËRDORIMI I METALEVEP1. Cilat përbërje përdoren për nxjerrjen e aluminit? Tregoni çfarë roli luan secila prej tyre.2. a) Vizatoni vaskën e elektrolizës për nxjerrjen e aluminit.b) Pse shkojnë te katoda jonet e aluminit?c) Çfarë ndodh në katodë? Shkruani barazimin përkatës.d) Anoda zëvendësohet rregullisht. Pse?3. Shpjegoni kuptimin për secilin term:a) i përpunueshëm; b) i petëzueshëm; c) jotoksik;d) dendësi e ulët; e) i qëndrueshëm ndaj brejtjes.4. Renditni gjashtë përdorime të aluminit. Tregoni se cila veti e metalit e bën të përshtatshëm për secilin përdorim.Elektroliza e oksidit të aluminitProcesi i elektrolizës së oksidit të aluminit kryhet në një vaskë, ndërtimi i së cilës paraqitet në figurën e mëposhtme.+ + +anodë karboniOksigjeni del jashtë.Xeherori tretet në kriolit.katodë karboni (veshja e brendshme e vaskës)vaskë çelikualumin i shkrirëAlumini i shkrirë del jashtë.p Alumini i shkrirë nga vaska hidhet në këto kallëpe për të bërë blloqe.p Kabllot elektrike përbëhen prej alumini (i lehtë) me bërthamë çeliku (i fortë).Oksidi i aluminit e ka pikën e shkrirjes shumë të lartë, ndaj kërkon mjaft energji për t’u shkrirë. Për të pakësuar sasinë e energjisë shfrytëzohet vetia që ka ky oksid për t’u tretur në kriolit të shkrirë (Na3AlF6). Përzierja që përftohet shkrin në 900°C, ndërsa elektroliza zhvillohet në 950°C. Gjatë elektrolizës zhvillohen këto reaksione:Në katodë: Jonet e aluminit marrin elektrone:4Al31(l) 1 433e2 4Al(l) (reduktim)Alumini pikon në fund të vaskës si metal i shkrirë. Që këtej largohet pak nga pak, në intervale të caktuara. Një pjesë përzihet me metale të tjera për të prodhuar aliazhe, ndërsa një pjesë tjetër hidhet në kallëpe për t’u ngurtësuar në blloqe.Në anodë: Jonet e oksigjenit japin elektrone:6O2 2(l) 3O2(g) 1 12e2 (oksidim)Oksigjeni çlirohet në formë flluskash dhe vepron me anodën:C(ng) 1 O2(g) CO2(g) (oksidim i karbonit)Kështu, blloqet e karbonit konsumohen dhe zëvendësohen vazhdimisht, ndërsa krioliti nuk harxhohet. Reaksioni i përgjithshëm i elektrolizës: 2Al2O3(l)elektrolizë 4Al(l) 1 3O2(g)oksid alumini alumin 1 oksigjenDisa veti të aluminit1. Është metal me ngjyrë blu në të argjendtë dhe me shkëlqim.2. Ka dendësi të ulët, pra është i lehtë. Hekuri është tri herë më i rëndë se alumini.3. Është përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe i rrymës elektrike.4. Është i përpunueshëm dhe i petëzueshëm.5. Ka qëndrueshmëri të lartë ndaj brejtjes. Kjo ndodh sepse në sipërfaqen e tij krijohet një shtresë e hollë oksid alumini që vepron si mburojë.6. Nuk është shumë i fortë kur është i pastër, por mund të forcohet shumë duke e përzier me metale të tjera për të përftuar aliazhe. 7. Përgjithësisht është jotoksik, por marrja e tij në sasi të mëdha mund të na dëmtojë.
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55