Page 52 - Demo
P. 52


                                    464.5Përdorimi i metaleve përcaktohet nga vetitë e tyre Përreth nesh gjendet një mori e pafund objektesh të ngurta. Disa prej tyre mund të jenë prej druri, plastike, guri ose tekstili. Por, cilat objekte janë prej metali ose përmbajnë metal? Dimë se disa veti janë të njëjta për të gjitha metalet, ndërsa disa të tjera ndryshojnë sipas llojit të metalit. Për këtë arsye, mënyra e përdorimit të metaleve varet shumë nga vetitë e tyre. Për shembull, nuk mund të përdorim metalet helmuese për prodhimin e ambalazheve të ushqimeve. Më poshtë janë dhënë disa shembuj përdorimesh.Metali Përdoret: Vetitë që e bëjnë të përshtatshëm për përdorim:alumini për prodhimin e kabllove ajrore të energjisë elektrike (me bërthamë çeliku për ta bërë më të fortë);përcjellës i mirë i rrymës elektrike (jo aq i mirë sa bakri, por shumë më i lehtë), i petëzueshëm, i qëndrueshëm ndaj brejtjes; për prodhimin e fletëve që përdoren në kuzhinë; për ambalazhimin e ushqimeve;johelmues, i qëndrueshëm ndaj brejtjes dhe i lehtë në përdorim;për ambalazhimin e pijeve të ndryshme; i lehtë, johelmues, i qëndrueshëm ndaj brejtjes;për veshjen e CD-ve, DVD-ve dhe në ndërtimin e avionëve;mund të depozitohet si shtresë e hollë; për shkak të sipërfaqes me shkëlqim, përdoret për pasqyrimin e rrezeve lazer;bakri për prodhimin e telave elektrikë; një nga përcjellësit më të mirë të rrymës elektrike; i petëzueshëm;për prodhimin e tiganëve; i përpunueshëm, përcjell edhe nxehtësinë; joaktiv, i fortë;zinku për mbrojtjen e çelikut nga ndryshku; siguron mbrojtje sakrifikuese për hekurin te çeliqet;për veshjen ose galvanizimin e hekurit dhe të çelikut; i qëndrueshëm ndaj brejtjes dhe siguron mbrojtje sakrifikuese; në prodhimin e baterive të elektrikëve të dorës. prodhon rrymë kur lidhet me një shufër karboni të mbështjellë dhe të vendosur në një masë elektroliti.PËRDORIMI I METALEVEPërdorimi i metaleve dhe i aliazheveFleta e aluminit përdoret për ambalazhimin e ushqimeve të konservuara, sepse ky metal nuk është helmues, është i qëndrueshëm ndaj brejtjes, si dhe i lehtë në përdorim.Bakri përdoret për prodhimin e telave elektrikë, sepse është një përcjellës shumë i mirë i rrymës elektrike dhe mund të petëzohet e të zgjatet lehtësisht.Zinku përdoret për veshjen e çelikut të karrocerive të makinave përpara se ato të lyhen, sepse ai e mbron çelikun nga ndryshku me anë të mbrojtjes sakrifikuese. Në tabelën e mëposhtme, përveç përdorimeve të trajtuara më sipër janë paraqitur dhe përdorime të tjera.
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56