Page 53 - Demo
P. 53


                                    47PËRDORIMI I METALEVEP1. Jepen vetitë e disa metaleve. Përmendni emra metalesh që i kanë këto veti:a) përcjellës i mirë; b) jotoksik;c) i fortë; d) i qëndrueshëm ndaj brejtjes.2. Bronzi është 95% bakër dhe 5% kallaj.a) Si quhet një përzierje e tillë?b) Çfarë mund të thoni për vetitë e saj?c) Përpiquni të jepni një shembull përdorimi të bronzit.shtypje shtypjeNë figurë tregohen atomet në një metal të pastër. Atomet janë të renditura në një rrjetë të rregullt kristalore. Në fakt, ato janë jone metalesh në një “det” me elektrone.Kur ushtrohet trysni, për shembull duke e goditur metalin, shtresat mund të rrëshqasin lehtësisht mbi njëra-tjetrën. Për këtë arsye, metali është i përpunueshëm dhe i petëzueshëm.Por, kur metali kthehet në aliazh, në rrjetën kristalore hyjnë atome të reja. Shtresat nuk mund të rrëshqasin aq lehtë sa më parë. Prandaj aliazhi është më i fortë se metali fillestar.Aliazhet i bëjnë metalet më të dobishmePërdorimet e dhëna në faqen 44 janë për metalet e pastra, por shpesh metali është më i dobishëm kur bashkohet me një substancë tjetër. Përzierja quhet aliazh. Për shembull, duke përzier zinkun e shkrirë me bakrin krijohet një aliazh në ngjyrë të artë, i cili quhet tunxh. Kur ai ngurtësohet, bëhet i fortë dhe me shkëlqim. Përdoret për brava dyersh, çelësa dhe instrumente muzikore si tromba. Formimi i aliazheve bën që metali të përmirësojë vetitë e tij dhe të bëhet më i dobishëm.Si ndryshojnë vetitë e një aliazhiShihni aliazhin e aluminit. Për ndërtimin e avionëve nevojiten materiale të lehta, por të forta dhe që nuk pësojnë brejtje. Alumini i pastër nuk është aq i fortë, prandaj janë krijuar qindra aliazhe alumini për pjesët e avionëve.përzierje metaleshaliazh (atome metalesh të ndryshme në rrjetën kristalore)p Te një aliazh, atomet e metalit të dytë duhet të hyjnë në rrjetën kristalore. Për këtë arsye, metalet duhen shkrirë më parë dhe pastaj të përzihen.Në fakt, nuk ndryshon vetëm fortësia, por edhe disa veti të tjera. Për shembull, aliazhi mund të jetë më i qëndrueshëm ndaj brejtjes sesa metali fillestar. Për formimin e një aliazhi mund të shtohet më shumë se një substancë, pra mund të përdoren sasi të ndryshme substancash për të krijuar një aliazh me vetitë që na nevojiten për përdorimin e tij. Disa shembuj aliazheshEkzistojnë mijëra aliazhe të ndryshme. Më poshtë jepen disa shembuj:Aliazhi Prodhuar nga: Veti të veçanta Përdorimet bronzi 70% bakër30% zinkmë i fortë se bakri, mbron metalet e tjera nga brejtjanë prodhimin e instrumenteve muzikore, dorezave të dyerve; për zbukurime dhe pajisje të ndryshmealiazhi i aluminit 7075 TF90,25% alumin6% zink2,5% magnez1,25% bakëri lehtë, por shumë i fortë; i reziston brejtjesnë ndërtimin e avionëvep Fryjini (tunxhit) trombës suaj.
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57