Page 54 - Demo
P. 54
484.6Çeliqet: aliazhe të hekuritHekuri përdoret gjerësisht, por thuajse asnjëherë i vetëm.PËRDORIMI I METALEVEÇeliqet dhe prodhimi i tyrep Bisturinë, të lutem! Çeliku inoks shpëton jetë. Sterilizohet lehtë dhe kjo është shumë e rëndësishme në kirurgji.p Çeliku i butë përdoret për prodhimin e makinave larëse, frigoriferëve dhe automjeteve.Por, kur hekuri përzihet me një sasi shumë të vogël karboni, produkti që formohet është çeliku i butë. Ai është i fortë dhe i qëndrueshëm, prandaj përdoret në ndërtimin e anijeve, karrocerive të makinave dhe makinerive.Kur nikeli dhe kromi përzihen me hekurin, produkti është çeliku inoks. Ai është i fortë dhe nuk ndryshket. Përdoret për prodhimin e lugëve, pirunëve, thikave, si dhe për prodhimin e pajisjeve të fabrikave kimike.Siç e shohim, çeliku i butë dhe çeliku inoks janë aliazhe të hekurit. Disa përzierje tipike janë: çeliku i butë 2 99,7% hekur dhe 0,3% karbon; çeliku inoksidabël 2 70% hekur, 20% krom dhe 10% nikel. Përveç këtyre ka edhe shumë lloje të tjera çeliku, të gjitha me veti të ndryshme.Hekuri i pastër nuk është i mirë për ndërtime, sepse është shumë i butë dhe këputet lehtë (siç mund ta shihni në këtë figurë). Përveç këtyre, hekuri ndryshket shpejt.ushtrohet forcë

