Page 55 - Demo
P. 55


                                    49PËRDORIMI I METALEVEPProdhimi i çelikutPër prodhimin e çeliqeve përdoret giza e bardhë e shkrirë që vjen nga furrnalta si dhe mbeturinat e hekurit. Siç e pamë edhe më lart, giza e shkrirë nuk është hekur i pastër. Ajo përmban kryesisht hekur, rreth 5% karbon, rërë, fosfor dhe squfur.1. Në fillim largohen papastërtitë nga hekuri.– Giza e shkrirë nga furrnalta dhe mbetjet e hekurit hidhen në një furrë të quajtur konvertor me oksigjen, ku futet rrymë me oksigjen.– Oksigjeni vepron me karbonin dhe squfurin, duke formuar dioksidin e karbonit dhe dioksidin e squfurit, të cilët çlirohen në formë gazesh.Ai vepron edhe me fosforin dhe formon oksidin e fosforit(V) (P2O5), një përbërje e ngurtë.– Më pas shtohet oksidi i kalciumit, i cili është oksid bazik. Ai vepron me dioksidin e silicit dhe me oksidin e fosforit(V), duke qenë se janë okside acide. Si rezultat krijohet skorie, e cila hiqet. Te disa çeliqe hiqen të gjitha papastërtitë, ndërsa shumë të tjera përmbajnë thjesht hekur me pak karbon. Karboni e bën çelikun më të fortë, por, kur sasia e karbonit është më e madhe, çeliku bëhet më i thyeshëm dhe është e vështirë t’i japësh një formë. Për këtë arsye, sasia e karbonit kontrollohet vazhdimisht. Kur ka aq karbon sa duhet, rryma e oksigjenit ndërpritet. 2. Më tej mund të shtohen elemente të tjera.Për shembull, nikeli dhe kromi shtohen për të prodhuar çelikun inoks. Duke zgjedhur me kujdes se çfarë do t’i hidhet çelikut dhe sa saktësisht, mund të prodhojmë çeliqe me vetitë që dëshirojmë. ! Për oksidin e kalciumitOksidi i kalciumit quhet edhe gëlqere ose gëlqere e pashuar.p Zakonisht, skrapi (mbetjet) i hekurit shtohet në hekurin e shkrirë në një konvertues me oksigjen. Në këtë mënyrë, hekuri riciklohet si çelik i ri.p Çelik i shkrirë që prodhohet në një fabrikë çeliku, ku temperatura është rreth 1400°C. Ai derdhet në kallëpe.Gazet shkarkohenjashtë.Hyn oksigjeni.kasë çeliku, veshje kundër nxehtësisëullukSkoriapluskon.çelik i shkrirëp Konvertor me oksigjen. Për të derdhur çelikun e shkrirë përmes ullukut, konvertuesi anohet (kthehet anash).1. Cili është metali kryesor në çeliqe?2. a) Pse futet (fryhet) oksigjen te hekuri i shkrirë?b) Shkruani me fjalë reaksionin që ndodh në këtë fazë për largimin e karbonit.3. Çfarë vetie të veçantë ka oksidi i kalciumit, që e bën shumë të dobishëm në prodhimin e çelikut?4. Çeliku i butë përmban një përqindje shumë të vogël karboni.a) Vizatoni një diagram, ku të tregoni me saktësi dallimin ndërmjet hekurit të pastër dhe çelikut të butë. (Tregoni atomet.)b) Shpjegoni pse çeliku i butë është më i fortë se hekuri.5. Aliazhet janë një lloj tretësire. Shpjegoni pse.6. Përmendni emrat e metaleve te çeliku inoks.
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59