Page 56 - Demo
P. 56


                                    50PËRDORIMI I METALEVEMetalet, qytetërimi dhe neDomosdoshmëria e metaleveKa shumë të ngjarë që pa metalet, nuk do të ekzistonim. Bota nuk do të kishte rreth 7 miliardë njerëz. Historia njerëzore është e lidhur ngushtë me zbulimin e metaleve. Për këtë arsye, dy nga epokat historike janë njohur si epoka e bronzit dhe epoka e hekurit.Metalet dhe qytetërimiPo më tej?Epoka e guritNjerëzit e hershëm ushqeheshin me mishin e kafshëve të egra dhe me frutat e pemëve në pyje. Ata e siguronin mishin gjatë gjuetisë që bënin në kope e më pas në grupe. Mjetet që përdornin për të siguruar ushqimin ishin prej guri dhe kocke. Më pas, rreth 10 000 vjet më parë, nisën të kultivonin tokën. Fillesat e bujqësisë ishin në Lindjen e Mesme. Me përhapjen e saj, u zhvilluan qytetërime të mëdha, p.sh. në luginën e lumit Indus, në Azi, rreth 9000 vjet më parë.Epoka e bronzitNga viti 3500 p.e.s. (mbi 5000 vjet më parë) ishin zbuluar bakri dhe kallaji, por nuk përdoreshin shumë, për shkak të butësisë së tyre. Më pas ndodhi diçka interesante: gjatë përzierjes së bakrit dhe kallajit të shkrirë u përftua një metal i fortë dhe i qëndrueshëm, i cili mund të farkëtohej në forma të ndryshme. Ky ishte aliazhi bronz. Kështu erdhi epoka e bronzit. Tashmë mund të prodhohej një mori e tërë mjetesh për bujqësi dhe për luftë.Epoka e hekuritParaardhësit tanë nuk e përdornin hekurin - derisa një ditë, rreth 2500 vjet më parë, një sasi e xeherorit të hekurit u nxeh me qymyr (karbon) dhe papritur mori flakë. Një lëmsh me hekur të papastër u mblodh në fund të zjarrit. Hekurit iu dha formë me një gur. Si rezultat u përftua një metal me mundësi përdorimi mjaft të mëdha. Në atë kohë, kjo çoi në revolucionin industrial. Ai mbetet ende metali më i përdorur gjerësisht në Tokë.Epoka digjitaleSot, ndonëse kompjuterat prekin çdo aspekt të jetës sonë, ne ende varemi nga hekuri. Nuk do të kishte informatikë dhe as satelitë, tv ose telefona celularë, pa metale të teknologjisë së lartë, të tilla si seleni dhe titani, dhe as pa ato më “klasiket”, si alumini dhe bakri. Këto metale dhe aliazhet e tyre kanë gjetur shumë përdorim në teknologjitë e reja.!200 000 vjet më parëRreth kësaj kohe fillon mbjellja e tokës.8000 p.e.s.Zbulohet ari. 6000 p.e.sU zbuluan bakri dhe argjendi.4000 p.e.s.U zbuluan kallaji dhe plumbi. 3500 p.e.sFillon përdorimi i hekurit. 1500 p.e.s.Deri në vitin 1 të e.r. ishin zbuluar 7 metale: ari, bakri, argjendi, plumbi, kallaji, hekuri, mërkuri.1 e.r.Rreth kësaj periudhe fillon revolucioni industrial. 1750 e.r.Ishin zbuluar 24 metale. 1800 e.r.Ishin zbuluar 65 metale. 1900 e.r.Ishin zbuluar mbi 90 metale.2000 e.r.Koha e shkuar dhe ajo e tashme e.r. do të thotë era jonë.  p.e.s. do të thotë para erës sonë.
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60