Page 57 - Demo
P. 57


                                    51PËRDORIMI I METALEVEMetalet më të hershmeMetalet e zbuluara të parat janë ato joaktivet, të cilat ekzistojnë si elemente: ar, bakër dhe argjend. Duke qenë se këto metale ishin shumë të buta, u përdorën për zbukurime, stoli të ndryshme dhe monedha. Kallaji, plumbi dhe hekuri gjenden në natyrë si përbërje, prandaj për nxjerrjen e tyre nevojiten reaksione kimike. Në fillim, gjithçka mund të ketë ndodhur rastësisht. Ndoshta, pak xeheror ka rënë në qymyrin që digjej, ose metalet e shkrira mund të kenë dalë nga argjila që piqej në furrat e mbyllura të qeramikës, në të cilat temperaturat janë shumë të larta. Zbulimi i elektrolizësRreth 250 vjet më parë njiheshin vetëm 24 metale: ato që gjendeshin në natyrë si elemente, si dhe disa të tjera që mund të nxirreshin lehtë në furra me ndihmën e karbonit. Te natriumi dhe te magnezi, askujt nuk i kishte vajtur mendja. Më vonë, në vitin 1800 u krye elektroliza e parë (në tretësirë). Shkencëtari Hamfri Devi dëgjoi për elektrolizën dhe provoi ta kryente atë me përbërje të shkrira. Rezultatet qenë fantastike! Ai zbuloi kaliumin dhe natriumin në vitin 1807, ndërsa një vit më vonë (1808), magnezin, kalciumin, stronciumin dhe bariumin.Zbulimi i aluminitEdhe pse alumini është metali më i përhapur në koren e Tokës, nxjerrja e tij daton vonë, në vitin 1825. Ai u përftua nga nxehja e kripës së klorurit të aluminit me kaliumin. (Kaliumi, duke qenë më aktiv, e zhvendos aluminin nga përbërjet e tij). Në fakt, në këtë mënyrë alumini mund të përftohej vetëm në sasi të vogla. Për këtë arsye, në fillim ky metal ishte më i shtrenjtë se ari. Më vonë, në vitin 1886 u zbulua mënyra e nxjerrjes së tij me elektrolizë duke përdorur kriolitin. Tashmë kishte ardhur koha e aluminit.A mund të ketë ende metale të pazbuluara?Tashmë dimë shumë për pjesën më të madhe të metaleve në koren e Tokës, ndërkohë që vazhdimisht zbulohen metale të reja. Gjithsesi, këto janë elemente artificiale (të sintetizuara në laborator) dhe radioaktive, të cilat zakonisht shpërbëhen shumë shpejt.p Kjo varëse ari, e gjetur në Irlandë, është 3000-vjeçare.p Hamfri Devi vdiq në moshën 52-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, e cila mendohet se iu shkaktua nga avujt e dëmshëm të çliruar gjatë elektrolizës.p Xeherori i plumbit galena (sulfur plumbi) është përdorur për të prodhuar artikuj kozmetikë (për lyerjen e syve) në Egjiptin e lashtë. Mendohet që plumbi të jetë prodhuar duke e nxehur galenën në zjarr të hapur.p Përdorimi modern i metaleve: kjo radiografi tregon një protezë të ijës, e cila është bërë me titan. Titani është një metal i përshtatshëm për përdorime të tilla, sepse është i fortë, i lehtë, jotoksik dhe i qëndrueshëm ndaj brejtjes.
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61