Page 58 - Demo
P. 58
52 Kontrolli i kapitullit 4Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Në tabelën e mëposhtme jepen të dhënat për nxjerrjen e tri metaleve të ndryshme nga xeherorët e tyre.Metalet Formula e përbërjes kryesore në xeheror Metoda e nxjerrjeshekur Fe2O3 nxehje me karbonalumin Al2O3 elektrolizënatrium NaCl elektrolizëa) Përmendni: i. emrin kimik të çdo përbërjeje të tabelës; ii. emrat e zakonshëm të tre xeherorëve.b) Renditini tri metalet sipas shkallës së aktivitetit.c) i. Si nxirren dy metalet më aktive nga xeherorët e tyre? ii. Shpjegoni përse ky reaksion quhet reduktim i xeherorëve.d) i. Si nxirret nga xeherori i tij metali më pak aktiv? ii. Përse nuk mund të përdoret kjo metodë për metalet më aktive?e) Cilën nga metodat do të përdornit për të nxjerrë: i. kaliumin; ii. plumbin; iii. magnezin?f) Ari gjendet i lirë në koren e Tokës. Shpjegoni çfarë kuptoni me termin i lirë.g) Ku duhet vendosur ari në renditjen e pyetjes b?h) Përmendni emrin e një metali tjetër që në natyrë gjendet i lirë.2. a) Vizatoni një diagram të furrnaltës. Tregoni qartë në diagram: i. ku futet ajri i nxehtë në furrë; ii. ku largohet hekuri i shkrirë; iii. ku largohen skoriet;b) i. Përmendni emrat e tri lëndëve të para që përdoren. ii. Cili është qëllimi i secilës lëndë?c) i. Përmendni emrin e skories që largohet. ii. Kur ajo ngurtësohet, a gjen përdorim? Nëse po, thoni një përdorim.d) i. Përmendni emrin e një gazi që shkarkohet nga furrnalta. ii. A gjen përdorim ky gaz? Nëse po, përse përdoret?e) i. Shkruani barazimet kimike të reaksioneve të prodhimit të hekurit në formën e gizës. ii. Shpjegoni përse ky reaksion quhet reduktim i përbërjes së hekurit. iii.Cili e kryen reduktimin?Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: përmendni emrat e dy metaleve më të zakonshme në koren e Tokës; shpjegoni çfarë kuptoni me termin xeheror; përmendni emrat e xeherorëve kryesorë të aluminit dhe të hekurit; shpjegoni çfarë kuptoni me termin nxjerrje e metalit; shpjegoni pse metoda që përdoret për nxjerrjen e një metali varet nga aktiviteti i tij; shpjegoni pse për nxjerrjen e disa metaleve nevojitet elektroliza (përmendni emrat e të paktën dy prej tyre); prodhimi i gizës realizohet në furrnaltë:– përmendni emrat e lëndëve të para dhe shpjegoni rolin e secilës prej tyre;– vizatoni një skemë të furrnaltës me shpjegimet përkatëse;– shkruani me fjalë reaksionet që ndodhin;– tregoni përdorimet e mbetjeve që krijohen;– përmendni emrat e dy papastërtive që gjenden në hekurin e shkrirë; shpjegoni si nxirret me elektrolizë alumini nga boksidi; përmendni të paktën dy përdorime të aluminit; tregoni vetitë që e bëjnë atë të përshtatshëm për këto përdorime; shpjegoni çfarë kuptoni me termin aliazh; vizatoni një diagram për të treguar strukturën e një aliazhi; shpjegoni përse aliazhet përdoren shpesh në vend të metaleve të pastra; shpjegoni çfarë është bronzi dhe për çfarë përdoret; përshkruani si shndërrohet në çelik hekuri i dalë nga furrnalta; tregoni çfarë përmbajnë aliazhet e mëposhtme dhe për çfarë përdoren:– çeliku i butë;– çeliku inoks. përshkruani nxjerrjen e zinkut nga xeherori i tij (blenda); përshkruani nxjerrjen e aluminit nga oksidi i aluminit i tretur në kriolit të shkrirë; përmendni përdorimet e bakrit e të zinkut; tregoni vetitë që i bëjnë të përshtatshëm ata për këto përdorime.PËRDORIMI I METALEVE

